Qendrat e vaksinimit janë gati, por nuk kanë vaksina. Pfizer e ka reduktuar prodhimin, kurse AstraZeneca doli me deklaratën e furnizimit të BE me 60% më pak vaksina se ishte planifikuar. BE është e zemëruar. BE ndodhet në drejtim të vaksinimit shumë më pas Britanisë së Madhe dhe SHBA-së. Pas problemeve organizative në fillim, tani mungojnë vaksinat. Komisioni Europian kishte porositur rreth 8 miliardë doza tek tetë prodhues. Por furnizimi vjen për momentin vetëm nga BioNTech/Pfizer dhe ky ka bërë të ditur, se prodhimi në fund të janarit reduktohet përkohësisht. AstraZeneca kërkon nga ana e saj të furnizojë vetëm 40% të sasisë së rënë dakord në tremujorin e parë. A po shërbehen shtete të tjera më mirë se BE apo BE nuk ka bërë nuk marrëveshje të mira?