fbpx
Lidhu me Ne!

Sport

FFK del me logo të re

Publikuar

Federata e Futbollit të Kosovës, ka prezantuar fanellat dhe logon e re të përfaqësueses për fushatën kualifikuese të Botërorit “Katari 2022”. Prezantimi i tyre është bërë një  konferencë për medie të martën në stadiumin “Fadil Vokrri”. Kosova të mërkurën luan ndeshje miqësore në Prishtinë kundër Lituanisë, ndërsa më 28 mars luan kundër Suedisë në Prishtinë, ndeshje e vlefshme për kualifikimet e Botërorit 2022. Pas Suedisë Kosova  ndeshjen e radhës për kualifikimin në botëror e luan më 31 mars  kundër Spanjës në Sevilla.

Ndërrimi i logos ka qenë nisja e ribrendimit dhe lartësimit të futbollin kosovar. UEFA i ka bërë dhuratë këtë logo Kosovës. Bakir Burri nënkryetar i FFK-së, tha se besojnë se logo e re është e qëllueshme dhe t’i sjellë fat përfaqësues së Kosovës. “Dëshirojmë që ky emblemë të pëlqehet nga të gjithë. Ne besojmë që është e qëllueshme. Shpreson që të kemi fat me ketë emblemë. Uroj të na ndihmojë në aktivitetet tona.

Kryetrari i tifozëve “Dardanët”, Lulzim Berisha  tha se me këtë logo është kthyer e simbolit dardan. “Kemi kontribuar në ribrendim dhe e është kthyer ngjyra gold, e simbolit dardan” është shprehur ai.

Vazhdo më shumë

Tipografi.info, është medie e pavarur që synon avancimin e lirisë se shprehjes, pa ia cenuar të drejtat askujt! Tipografi.info përmes raportimi të tij do të kujdeset që të promovojë vlerat dhe institucionet demokratike dhe të avancoje të drejtat e njeriut. Portali tipografi.info, menaxhohet nga "AP+" sh.p.k., rr. Xheladin Hana, Prishtinë, Kosovë. Kontakt: info@tipografi.info | 044 000 E krijuar nga DBC me shumë 2021