Lajme
Ferizaj po rreshtohet fuqishëm me çlirimtarët, thotë Limaj

Publikuar
2 vjet më parëmë

Kryetari i Nismës Social Demokrate, Fatmir Limaj, ka thënë në Ferizaj e ky qytet po rreshtohet fuqishëm me çlirimtarët. Ai në një postim në Facebook ka thënë së është emocion i veçantë të shohësh në fytyrat e bashkëluftëtarëve dhe të rinjve në Rakaj dhe Gërlicë të Ferizajt.
Postimi i plotë i Limajt:
Ferizaj po rreshtohet fuqishëm me Çlirimtarët. Është emocion i veçantë të shohësh në fytyrat e bashkëluftëtarëve dhe të rinjve në Rakaj dhe Gërlicë të Ferizajt, një entuziazëm të jashtëzakonshëm për të përkrahur kauzën tonë për një zë të fuqishëm për Çlirimtarët në Parlamentin e Kosovës.
Kjo mbështetje e madhe për kauzën tonë, po vjen për faktin se zëri dhe themelet e asaj që janë ndërtuar brez pas brezi në këtë vend, kanë filluar të goditën e fyhen nga të gjitha anët, përmes një grup njerëzish që nuk ia duan të mirën Kosovës dhe që për qëllim kanë zhdukjen e të vërtetës sonë kombëtare.
Prandaj, njerëzit bujarë të kësaj zone po bëhen bashkë krah kauzës sonë të drejt për të parandaluar dëmin që po tentohet t’i bëhet Kosovës. U jam mirënjohës e falënderues gjithë kësaj fryme mbështetëse në Ferizaj që janë rreshtuar më Çlirimtarët për të mbrojtur të vërtetën tonë kombëtare, faktike, juridike e historike. #MeÇlirimtarët
Radio Tipografi

Përfundon protesta në anën serbe afër Jarinjës

Përleshje mes Policisë dhe protestuesve në anën serbe të Jarinjës

Përgjigjja e BE-së ndaj aplikimit do të ndikohet nga shtetet mosnjohëse

Kurti: Ditë historike për Kosovën

Escobar: SHBA-ja kategorikisht kundër kthimit të forcave serbe në Kosovë

(Video) Dezinformatat që po shoqërojnë tensionet në veri

Anëtarësimi në BE: Edhe tre hapa që duhet t’i bëjë Kosova

Foto lajm: Pjesëtarët e FSK-së përgatiten për “Cambrian Patrol 21”

Ushtria e Kosovës

Vrellë, Istog

Prishtina e vjetër

Bjeshka e Rugovës

Bjeshkët e Istogut
