Sport
Ferdinand nxit Man Utd “bëni çdo gjë ta transferoni Haaland”

Ish ylli i djajve të kuq pret që Norvegjezi të transferohet në Angli, përkundër interesimit nga Franca dhe Spanja, përkatësisht ekipet në këto shtete.
Përmes kanalit të tij në Youtube, Rio Ferdinand, foli gjatë për talentin Norvegjez.
“Nuk mund ta lëshojmë një mundësi të tillë, edhe pse nuk flas për lojtar të skuadrave tjera, absolutish Manchester United nuk duhet ta lëshojnë nga duart.”
“Ai është lindur këtu. Është e qartë se ai e adhuron futbollin anglez, babai i tij ka luajtur këtu, dhe jam i sigurt se është ëndërr e tij të luaj këtu.
“Pse jo në dresën e kuqe në Old Trafford? – Bëhuni personi i cili vini këtu, dhe pastaj sjellni trofe në këtë klub, bëhuni ky person.” – Vazhdon diskutimi në kanalin e Rio Ferdinand në Youtube… /tg/
