Sport
Favoritët e Evropianit

Publikuar
2 vjet më parëmë

Franca shihet si favorite para Anglisë, Belgjikës, Portugalisë, Gjermanisë, Italisë e Spanjës.
Kampionati Evropian i futbollit po afron dhe është koha për t’i bërë llogaritë.
24 ekipe kombëtare do të luftojnë për titullin e kampionit evropian gjatë 30 ditëve të tij.
Dhe, disa prej tyre kanë më shumë mundësi për ta fituar, e dikush tjetër më pak.
Kampionia aktuale e botës, Franca shihet si favorite për të triumfuar në “Euro 2020”, i cili mbahet nga 11 qershori deri më 11 korrik, transmeton Gazeta Express.
Francezët kanë shfaqur formë të shkëlqyeshme në vitet e fundit dhe ata konsiderohen me mundësitë më të mëdha për ta fituar Evropianin për herë të tretë.
Tetë prej 11 futbollistëve që e fituan Botërorin, janë në dispozicion të Francës.
Por, ekipi i Didier Deschamps nuk do të ketë punë aspak të lehtë pasi gjendet në grup me Portugalinë dhe Gjermaninë.
Ndërkaq, ekspertët dhe kompanitë e basteve shohin edhe favoritë të tjerë krahas “Trikolorëve”.
Ekipet tjera si Anglia, Belgjika, Portugalia, Gjermania, Italia dhe Spanja, po ashtu shihen me mundësi për ta fituar Evropianin.
Aktualisht, Gjermania dhe Spanja prijnë në listën e Kombëtareve më të suksesshme me nga tre tituj evropianë./tipografi/
Radio Tipografi

Përfundon protesta në anën serbe afër Jarinjës

Përleshje mes Policisë dhe protestuesve në anën serbe të Jarinjës

Përgjigjja e BE-së ndaj aplikimit do të ndikohet nga shtetet mosnjohëse

Kurti: Ditë historike për Kosovën

Escobar: SHBA-ja kategorikisht kundër kthimit të forcave serbe në Kosovë

(Video) Dezinformatat që po shoqërojnë tensionet në veri

Anëtarësimi në BE: Edhe tre hapa që duhet t’i bëjë Kosova

Foto lajm: Pjesëtarët e FSK-së përgatiten për “Cambrian Patrol 21”

Ushtria e Kosovës

Vrellë, Istog

Prishtina e vjetër

Bjeshka e Rugovës

Bjeshkët e Istogut
