fbpx
Lidhu me Ne!

Lajme

Falsifikonte para, arrestohet 21 vjecari

Publikuar

Policia ka njoftuar se ka arrestuar B.K, meqë dyshohet së i njëjti në raste tw ndryshme kishte deponuar në dy raste në bankat e vendit në shumat 2x 500 euro (pesëqind euro) si dhe kishte arritur që përmes blerjes të mashtrojë një viktimë duke i dhëne po ashtu një monedhë në vlerë prej 500 euro .

“I dyshimti tashmë i njohur si B.K i lindur në vitin 2000, është arrestuar dhe ndaluar në mbajtje prej 48 ore. Monedhat e falsifikuara 3×500 euro janë sekuestruar si dëshmi për ti paraqitur në kallëzimin penal. Në lidhje më këtë rast është informuar prokurori i Shtetit i cili ka lëshuar aktvendim për ndalimi e të dyshimtit”, njofton Policia.

Njoftimi i plotë:

Me datën 11 mars 2021, pas një punë profesionale nga hetuesit në Stacionin Policor në Suharekë, të cilët duke mbledhur informacione nga dëshmitarë për shpërndarjen e parave të falsifikuara në rajonin e Suharekës, ku një person i dyshimtë këto para i kishte deponuar në dy raste në bankat e vendit në shumat 2x 500 euro (pesëqind euro).

Gjithashtu i njëjti  në rastin e fundit me datë 10 mars 2021, kishte arritur që përmes blerjes të mashtrojë një viktimë duke i dhëne po ashtu një monedhë në vlerë prej 500 euro.

Andaj, policia në Suhareke duke e ndjekur me vëmendje dhe duke ndërtuar profilin e të dyshimtit në bazë të deklaratave dhe lëvizjeve të tij, ka arritur që të dyshimtin ta ndalojë, dhe gjatë intervistës para avokatit mbrojtës i dyshimti e ka pranuar veprën penale te cilën e ka kryer.

I dyshimti tashmë i njohur si B.K i lindur në vitin 2000, është arrestuar dhe ndaluar në mbajtje prej 48 ore.

Monedhat e falsifikuara 3×500 euro janë sekuestruar si dëshmi për ti paraqitur në kallëzimin penal.

Në lidhje më këtë rast është informuar prokurori i Shtetit i cili ka lëshuar aktvendim për ndalimi e të dyshimtit.

Policia e Kosovës apelon për të gjithë qytetarët që rastet e njëjta të paraqiten menjëherë në polici, dhe njëherë kërkon nga bizneset apo qytetarët që të jene të kujdesshme kur pranojnë shumë të tilla të monedhave gjatë shitjes apo blerjes së mallrave, pasi në kohet e fundit kemi raste të shpeshtuara të falsifikimit të parasë të cilat janë vënë  në qarkullim./tipografi/

Vazhdo më shumë

Tipografi.info, është medie e pavarur që synon avancimin e lirisë se shprehjes, pa ia cenuar të drejtat askujt! Tipografi.info përmes raportimi të tij do të kujdeset që të promovojë vlerat dhe institucionet demokratike dhe të avancoje të drejtat e njeriut. Portali tipografi.info, menaxhohet nga "AP+" sh.p.k., rr. Xheladin Hana, Prishtinë, Kosovë. Kontakt: info@tipografi.info | 044 000 E krijuar nga DBC me shumë 2021