Lajme
Facebook u bën thirrje partive shqiptare të jenë transparente në reklama

Publikuar
2 vjet më parëmë

Gjiganti teknologjik Facebook ka thënë se partitë politike në Shqipëri duhet të jenë më transparente se si financojnë reklamat e tyre politike nëpër faqet që kanë, para zgjedhjeve të muajit të ardhshëm.
Në një deklaratë të Facebook-ut është thënë se duke nisur nga dita e enjte “të gjitha reklamat zgjedhore dhe ato politike në Shqipëri duhet të bëhen nga reklamues të autorizuar dhe të kenë mbishkrimin ‘paguar nga’”.
Shqipëria do të mbajë zgjedhjet parlamentare më 25 prill. Për shkak të pandemisë së koronavirusit, fushata zgjedhore pritet të zhvillohet shumë nëpër rrjetet sociale, shkruan Evropa e Lirë.
Ky vend është duke zbatuar masa të rrepta kundër pandemisë, përfshirë orën policore gjatë natës, vendosjen e detyrueshme të maskave dhe ndalimin e organizimeve me më shumë se 10 persona.
Prej qershorit të vitit 2019, Facebook i ka funksionalizuar mundësitë për transparencë në gjithë botën, çka u ka mundësuar reklamuesve që të autorizohen në mënyrë që të krijojnë reklama.
Zgjedhjet në Shqipëri gjithmonë janë kontestuar dhe në to janë shënuar parregullsi, duke përfshirë supozimet për blerje të votave dhe manipulime në procesin e numërimit./tipografi/

Radio Tipografi

Përfundon protesta në anën serbe afër Jarinjës

Përleshje mes Policisë dhe protestuesve në anën serbe të Jarinjës

Përgjigjja e BE-së ndaj aplikimit do të ndikohet nga shtetet mosnjohëse

Kurti: Ditë historike për Kosovën

Escobar: SHBA-ja kategorikisht kundër kthimit të forcave serbe në Kosovë

(Video) Dezinformatat që po shoqërojnë tensionet në veri

Anëtarësimi në BE: Edhe tre hapa që duhet t’i bëjë Kosova

Foto lajm: Pjesëtarët e FSK-së përgatiten për “Cambrian Patrol 21”

Ushtria e Kosovës

Vrellë, Istog

Prishtina e vjetër

Bjeshka e Rugovës

Bjeshkët e Istogut
