fbpx
Lidhu me Ne!

Lajme

Evropa po e pezullon përdorimin e AstraZeneca-s

Publikuar

Gjermania, Franca dhe Italia ndaluan shpërndarjen e vaksinës AstraZeneca kundër koronavirusit, pas disa incidenteve me mpiksje gjaku. Ato iu bashkuan disa vendeve më të vogla evropiane, që po ashtu ndaluan imunizimin me këtë vaksinë. Organizata Botërore e Shëndetësisë, megjithatë, tha se nuk ka ka prova që sugjerojnë se incidentet me mpiksje gjaku janë shkaktuar nga vaksina.

Ajo tha se është duke i analizuar raportet për probleme, por shtoi se është e rëndësishme që vaksinimi të vazhdojë. Ministria e Shëndetësisë e Gjermanisë tha të hënën se do të ndalojë administrimin e vaksinës AstraZeneca, pas rekomandimit të Institutit Paul Ehrlich (PEI) – autoritetit gjerman për vaksinat. “Pas raporteve të reja për tromboza të venave cerebrale, PEI konsideron se janë të nevojshme hulumtime të mëtejshme”, tha Ministria gjermane e Shëndetësisë.

Menjëherë pas, presidenti i Francës, Emmanuel Macron, tha se vendi i tij e pezullon përdorimin e vaksinës AstraZeneca, derisa të jepen këshilla të reja nga Agjencia Evropiane e Barnave (EMA), të martën pasdite. Italia po ashtu zgjati ndalesën mbi AstraZeneca-n, deri në vendimin e EMA-s.

Më herët, përdorimin e kësaj vaksine e pezulluan edhe Holanda, Republika Irlandeze, Danimarka, Norvegjia, Bullgaria, Islanda e vende të tjera. Rreth 17 milionë njerëz në Bashkimin Evropian dhe në Mbretërinë e Bashkuar e kanë marrë tashmë vaksinën AstraZeneca.

Kompania AstraZeneca, që ka zhvilluar vaksinën në bashkëpunim me Universitetin e Oksfordit, tha se më pak se 40 raste të mpiksjes së gjakut janë raportuar që nga java e kaluar. AstraZeneca ka thënë më herët se siguria e ilaçit është studiuar gjerësisht gjatë provave klinike./tg/

Vazhdo më shumë

Radio Tipografi

Hapësir reklamuese

Facebook

Tipografi.info, është medie e pavarur që synon avancimin e lirisë se shprehjes, pa ia cenuar të drejtat askujt! Tipografi.info përmes raportimi të tij do të kujdeset që të promovojë vlerat dhe institucionet demokratike dhe të avancoje të drejtat e njeriut. Portali tipografi.info, menaxhohet nga "AP+" sh.p.k., rr. Xheladin Hana, Prishtinë, Kosovë. Kontakt: info@tipografi.info | 044 000 E krijuar nga DBC me shumë 2021