fbpx
Lidhu me Ne!

Sport

Euro 2020 më tifozë, vendos UEFA

Turneu, i vonuar një vit për shkak të pandemisë së koronavirusit, do të zhvillohet midis 11 qershorit dhe 11 korrikut.

Publikuar

8 nga 12 qytetet mikpritëse të finaleve të Evropianit të futbollit kanë konfirmuar se do të hapin dyert për tifozët. Prania e publikut sipas UEFA-s do të jetë nga 25% deri në stadium të mbushur të tërin.

Mynihu, Roma, Bilbao dhe Dublini do të kenë kohë deri më 19 prill për të kthyer një përgjigje përfundimtare.

Turneu, i vonuar një vit për shkak të pandemisë së koronavirusit, do të zhvillohet midis 11 qershorit dhe 11 korrikut.

Federatave pritëse u ishte kërkuar të paraqesin planet për të pranuar tifozë deri në 7 Prill. London, Glasgoë, Dublin, Amsterdam, Kopenhagë, Shën Petersburg, Bilbao, Mynih, Budapest, Baku, Romë dhe Bukuresht janë qytetet pritëse në të cilat do të zhvillohet kampionati evropian.

Ndërkohë që Budapesti po synon të presë spektatorë me kapacitet të plotë, Baku dhe Shën Petersburg kanë konfirmuar një kapacitet prej 50%, megjithëse qyteti rus shpreson të rrisë këtë shifër.

Hungaria, Azerbajxhani dhe Rusia janë të vetmet kombe që po planifikojnë përjashtime nga kufizimet dhe kërkesat e hyrjes. Tifozët që udhëtojnë në këto vende nuk do të përmballen më ndalese dhe as nuk do tu nënshtrohen ndonjë karantinimi.

Qytetet evropiane, si Amsterdami, Bukureshti, Kopenhaga dhe Glasgoë kanë konfirmuar një kapacitet minimal prej 25% -33%, megjithëse kjo shifër mund të rritet ende në Hollandë, Rumani dhe Danimarkë.

Federata Futbollit pret që 25% e Wembley të jetë e plotë për tre ndeshjet në grupe dhe një ndeshje në 16 të fundit, dhe shpreson të ketë më shumë tifozë si për gjysmëfinalet ashtu edhe për finalen.

“Uefa dëshiron të shprehë vlerësimin e saj për federatat anëtare dhe autoritetet kombëtare dhe lokale të cilët po bashkëpunojnë ngushtë në sigurimin e kthimit të sigurt të spektatorëve në stadium,” tha një deklaratë e UEFA.

Vetë presidenti i UEFA-s tha pak kohë më parë se nuk do të ketë ndeshje të Euro 2020 pa shikues që u shty me 1 vit për shkak Covid-19. Faza finale do të mbahet nga 11 qershori deri më 11 korrik.

Vazhdo më shumë

Tipografi.info, është medie e pavarur që synon avancimin e lirisë se shprehjes, pa ia cenuar të drejtat askujt! Tipografi.info përmes raportimi të tij do të kujdeset që të promovojë vlerat dhe institucionet demokratike dhe të avancoje të drejtat e njeriut. Portali tipografi.info, menaxhohet nga "AP+" sh.p.k., rr. Xheladin Hana, Prishtinë, Kosovë. Kontakt: info@tipografi.info | 044 000 E krijuar nga DBC me shumë 2021