Lajme
Ethe dhe temperaturë gjatë numërimit, rezulton i infektuar me Covid-19 përfaqësuesi i LSI në Fier
Mësohet se punonjësit e DSHP kanë mbërritur dhe i kanë bërë testin e shpejtë, i cili ka dalë pozitiv.

Sipas mediave vendase në Shqipëri, gjatë numërimit të votave në Fier, një përfaqësues i Lëvizjes Socialiste për Integrim ka rezultuar i infektuar me Covid-19.
Bëhet me dije se sekretari i LSI në KZAZ nr. 59 Kledjus Ahmeti, i vendosur në KZAZ 59 në Fier, ka pasur shqetësime si ethe dhe temperaturë, duke u detyruar që ti nënshtrohet testit.
Mësohet se punonjësit e DSHP kanë mbërritur dhe i kanë bërë testin e shpejtë, i cili ka dalë pozitiv. Ahmeti është larguar menjëherë nga KZAZ-ja.

Vazhdo më shumë