fbpx
Lidhu me Ne!

Lajme

Ende pa konsensus për Osmanin për presidente

Prania e deputetëve të LDK-së në seancën e Kuvendit të Kosovës, kur do të votohet për zgjedhjen e presidentit, është e domosdoshme për mundësimin e kuorumit në këtë proces.

Publikuar

Lëvizja Vetëvendosje ende nuk ka mbledhur nënshkrimet për thirrjen e seancës së jashtëzakonshme për zgjedhjen e presidentit të ri të Kosovës, konfirmojnë zyrtarët e kësaj partie, e cila ka shumicën në Kuvendin e Kosovës.Lidhja Demokratike e Kosovës, gjatë kësaj jave mori vendimin që të mos bëjë obstruksione në procesin e zgjedhjes së presidenti të vendit.

Prania e deputetëve të LDK-së në seancën e Kuvendit të Kosovës, kur do të votohet për zgjedhjen e presidentit, është e domosdoshme për mundësimin e kuorumit në këtë proces.

Mimoza Kusari-Lila, shefe e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, thotë për Radion Evropa e Lirë se LVV-ja është duke punuar që sa më parë të mblidhen nënshkrimet për seancën, siç e ka quajtur ajo “të suksesshme, e cila do ta nxjerrë presidenten e ardhshëm të Republikës së Kosovës”.

Sipas saj, Vjosa Osmani, e cila është propozuar nga Lëvizja Vetëvendosje për pozitën e presidentit të vendit, i ka votat e mjaftueshme për t’u zgjedhur presidente në raundin e tretë të votimit.

“Por, çfarë duhet të sigurohemi është që do të ketë 80 deputetë, të cilët do të votojnë edhe në dy raundet e para, pa marrë parasysh preferencën e tyre në këtë rast, për faktin që është i domosdoshëm si proces, që është vendosur nga aktvendimi i Gjykatës Kushtetuese. Tani, ne mund të konfirmojmë për votat, të cila janë. Ato janë votat e shumicës për zgjedhje, në herën e tretë. Megjithatë, mbetet të konfirmohet vullneti dhe prezenca e deputetëve për pjesëmarrje në procesin e votimit edhe për dy raundet e para dhe të tretin, kur mund të dalë fituese zonja Osmani, si presidente e Republikës”, tha Kusari-Lila.

Përveç takimeve zyrtare që ka pasur më herët kryeministri Albin Kurti dhe Vjosa Osmani, me zyrtarët e partive politike opozitare, siç thotë Mimoza Kusari-Lila, nuk ka pasur takime të tjera, për të biseduar lidhur me procesin e zgjedhjes së presidentit të ri të vendit. Megjithatë, përderisa nuk sigurohet numri i domosdoshëm i deputetëve të pranishëm në seancë, që procesi i zgjedhjes së presidentit të jetë i suksesshëm, siç thotë Kusari-Lila, nuk do të ketë seancë për këtë qëllim fare.
“Derisa ta kemi të plotë numrin, nuk do të hyjmë në proces të tillë, derisa ta dimë saktë se do të jenë këto vota ose në të kundërtën, mund të hyjmë në proces pa pasur konfirmime finale. Pastaj, se cila është alternativa, në rast të mospasjes sukses të procesit të zgjedhjes së presidentes, është shkuarja në zgjedhje, të cilat në rrethanat aktuale, nuk shihen si ajo çfarë do të jetë e dobishme për qytetarët apo edhe për partitë politike në Kosovë”, u shpreh Kusari-Lila.

Vazhdo më shumë

Radio Tipografi

Hapësir reklamuese

Facebook

Tipografi.info, është medie e pavarur që synon avancimin e lirisë se shprehjes, pa ia cenuar të drejtat askujt! Tipografi.info përmes raportimi të tij do të kujdeset që të promovojë vlerat dhe institucionet demokratike dhe të avancoje të drejtat e njeriut. Portali tipografi.info, menaxhohet nga "AP+" sh.p.k., rr. Xheladin Hana, Prishtinë, Kosovë. Kontakt: info@tipografi.info | 044 000 E krijuar nga DBC me shumë 2021