Empire State Building do të ndriçohet me ngjyrat e flamurit të Kosovës, kështu ka njoftuar Konsullata e Republikës së Kosovës në Nju Jork.
Me rastin e hapjes së Lojërave Olimpike Verore 2021, nesër, më 23 korrik, ngjyrat e flamurit të Republikës së Kosovës do të ndriçohen në ndërtesën më të famshme në botë-Empire State Building, në Nju-Jork.
Në këtë ditë bëhet hapja solemne e Lojërave Olimpike Verore 2021, në Tokio të Japonisë.
Për nder të kësaj ceremonie solemne, në ndërtesën Empire State Building, krahas shteteve të tjera, do të ndriçohen edhe ngjyrat e flamurit të Kosovës.
Në vitin 2016, Republika e Kosovës mori pjesë për herë të parë në Lojërat Olimpike, ku xhudistja kosovare me famë botërore, Majlinda Kelmendi, fitoi medaljen e artë.
Të gjithë sportistëve tanë që marrin pjesë në këto Lojëra Olimpike u dëshirojmë shumë sukses.