fbpx
Lidhu me Ne!

Lajme

Emini: Kurti s’mund ta zhbëjë ‘Uashingtonin’

Publikuar

Analistja nga Kosova Donika Emini tha për Euronews Albania se diskutimi lidhur me ambasadën në Jerusalem nuk i shërben aspak politikës së jashtme të Kosovës, që është një shtet i vogël ekzistenca e të cilit lidhet me partnerët e saj strategjikë, SHBA dhe BE.

Teksa theksoi faktin se ambasada tashmë është vendosur në Jerusalem dhe Kosova ka dërguar përfaqësuesin e vet diplomatik, znj. Emini e lidh këtë diskutim me strategjinë e ndjekur nga Albin Kurti gjatë fushatës me qëllim që të fitonte sa më shumë vota.

Sipas saj, ky qëndrim kontrovers i Kurtit lidhur me marrëveshjen e Uashingtonit ka të bëjë edhe me faktin se në listat e Vetëvendosjes ka njerëz me prirje të theksuara islamike që mendojnë madje se Izraeli nuk duhet të ekzistojë fare në hartë.

“Kurti është kontrovers lidhur me marrëveshjen me SHBA. Është e panevojshme për një shtet të vogël si Kosova që varet nga marrëdhënia me partnerët strategjikë, SHBA-BE.

Ai nisi me gjënë që është më  e pamundur, të zhbësh një marrëveshje me SHBA. Strategjikisht Kurti ka luajtur për të rritur numrin e votave, ka brenda një grup kontrovers islamik, ka brenda listës njerëz që mendojnë se Izraeli duhet të zhduket fare nga harta”, u shpreh analistja Emini./tg/

Vazhdo më shumë

Tipografi.info, është medie e pavarur që synon avancimin e lirisë se shprehjes, pa ia cenuar të drejtat askujt! Tipografi.info përmes raportimi të tij do të kujdeset që të promovojë vlerat dhe institucionet demokratike dhe të avancoje të drejtat e njeriut. Portali tipografi.info, menaxhohet nga "AP+" sh.p.k., rr. Xheladin Hana, Prishtinë, Kosovë. Kontakt: info@tipografi.info | 044 000 E krijuar nga DBC me shumë 2021