fbpx
Lidhu me Ne!

Sport

“Elite Show”, Xhaferi: Po bëjmë një Vllazni shkodrane, ishim kundër kësaj skeme

Publikuar

Presidenti i Vllaznisë, Alban Xhaferri, I ftuar në emisionin “Elite Show”, dha opinionin e tij për ndeshjen e fundit me Partizanin, që përfundoi në barazim 1-1, si dhe për skemën e kampionatit, për të cilën nuk ka qenë dakord në fillim.

“Në minutat e fundit, sikur të dyja ekipet po luanin për atë rezultat, edhe pse patëm dy raste të pastra në fund. Vllaznia – Partizani është është vitrinë e kampionatit shqiptar. Më speciale ishte prania e tifozëve, rreth 5000 mijë. Dua t’i përgëzoj për pjesëmarrjen në ndeshje. Ishte atmosferë e mirë, u bë lojë e hapur. U luajt nga të dy krahët. Për Vllazninë pjesa e dytë ishte në favor. Në përgjithësi, rezultati ishte i drejtë. Duhet t’i gëzohemi kësaj pikë dhe sfidat janë në vazhdimësi.”

Skema e kampionatit: “Patëm kundërshti për skemën, unë dhe Gaz Demi. Shpresojmë të bëhet kampionat I mirë. Presidenti i Egnatias ishte pro skemës. Kampionati po luhet, ka ende rrugë.”

Lexo edhe: 

Rentabiliteti i klubeve shqiptare: “Nuk kanë rentabilitet kubet shqiptare. Mendoj se Partizani dhe Tirana kanë bërë disa shitje. Janë klube më të strukturuara. Edhe ne jemi drejt kësaj qasjeje dhe po punojmë për akademinë, për ta përforcuar më tepër.

Jemi munduar ta ndryshojmë politikën, duke u dhënë mundësi lojtarëve të akademisë. Kemi një Vllazni me 9 lojtarë shkodranë. Jemi munduar të alternojmë elementin e ri me lojtarë cilësore si Baklaj, Hakaj, Krymi etj.

Ka patur raste kur stadiumi mbushej dhe humbej ndeshja, por edhe fitohej ndeshja në shumë raste. Qajmë të gjithë bashkë kur humbim, por paguaj unë.

Radio Tipografi

Hapësir reklamuese

Facebook