Sport
ELITE SHOW/ Topçiu: Tifozi po zhvillohet, po vijnë njerëz që nuk kanë vajtur kurrë në stadium

Aldi Topçiu, drejtori i departamentit ligjor dhe licencimit në FSHF, u ndal tek ndryshimi midis suksesit të kombëtares shqiptare dhe Superiores në emisionin “Elite Show”. Që transmetohet çdo të hënë (21:00) në SportNews nën drejtimin e moderatorit Gjergji Stefa.
“Duhet të prekim disnivelin mes Kombëtares dhe kampionatit. Ky ndryshim në formatin e Superiores mund të sjellë zhvillim sa i përket të ardhurave. Njerëzit po vijnë në stadium për Kombëtaren. Jam dakord që çmimet e biletave janë të shtrenjta.
Ka një treg, ka një tifoz, ka një klient, i cili po zhvillohet. Sot nuk e ndjek më futbollin si rezultat, por si formë argëtimi. Po vijnë njerëz që nuk kanë vajtur kurrë në stadium. Po vijnë edhe në miqësore.
Lexo edhe:
Një pjesë të këtij publiku, ne duam që të afrohet edhe në kampionatin shqiptar.
Superiorja në vendin e 47-të në Europë? Faji është i joni, i shoqërisë. Futbolli nuk del jashtë shoqërisë. Ne kemi modelin e shoqërisë.
Pse dështoi Komisioni i Ligës? Modeli i klubeve shqiptare, ka ardhur momenti të shkojnë në hapin e dytë. Nga pasja e një kënaqësie dhe krijimi i disa të ardhurave për të mbyllur sezonin, të kalojmë në një projekt më afatgjatë“, theksoi Topçiu.
