fbpx
Lidhu me Ne!

Sport

“Elite Show”, Sadiku: Ne ishim si vëllezër, kjo Kombëtare qëndron më lart

Publikuar

Armando Sadiku preku disa tema në lidhjen direkte me emisionin “Elite Show”, çdo të hënë në SportNews (21:00) nën drejtimin e moderatorit Gjergji Stefa.

Sulmuesi i Mohun Bagan në Indinë e largët, u ndal edhe te kombëtarja kuqezi, fanellën e së cilës e ka veshur 38 herë duke shënuar 12 gola.

Shqiptari i radhës që do të shënojë gol në Europianin e Gjermanisë? Besoj se Asani, me këto gjuajtje që po bën, është falur tek një hoxhë, nuk e di. Sepse çdo gjuajtje po shkon gol. Ndoshta shënon Asani në Europian.

Çfarë bëra më shumë se Balaj dhe Cikalleshi në Euro 2016? Jo vetëm që isha sulmuesi i tretë, por më larguan nga Zurich në dhjetor. Ika te Vaduzi, që ishte shumë dobët. Në vendin e fundit. Qava pafund. Deshi Zoti që shënova në tri miqësoret e fundit përpara se të shkoja në Europian. Dhe më pas i luajta tri ndeshjet në Europian.

Lexo edhe:

A kam synim Kombëtaren dhe një kampionat afër Europës? Doja të gjeja një ekip që m’i plotëson gjithë kushtet ekonomike. Qëlloi në Indi, më ofruan kontratë 2-vjeçare. Jam shumë i kënaqur. Këtu kemi një nga ekipet më të mira. Dua të bëj mirë këtu dhe të rikthehem përsëri në Europës.

Skuadër më e mirë, Kombëtarja e De Biasit apo e Sylvinhos? Ai grupi me De Biasin, për mua nuk vjen më. Sot kanë ndryshuar kohët. Nuk e sheh shokun tënd si vëlla, si një njeri të afërt. Thjesht ju jep dorën, e përqafon pas ndeshjes, dhe aq.

Me De Biasin rrinim edhe dy orë pas darkës me njëri-tjetrin. Në këtë moment, ekipi i tanishëm është shumë më lart. I shihni vetë se ku luajnë lojtarët.

Viti i fundit i karrierës, ku do të rikthehesha? Mendoj se do të jetë Lugano. Kam luajtur 4 vite, kam qenë çdo vit në formën time më të mirë atje, gjithë shokët dhe miqtë i kam në Lugano”, përfundoi 32-vjeçari.

Radio Tipografi

Hapësir reklamuese

Facebook