fbpx
Lidhu me Ne!

Sport

“Elite Show”/ Fitorja me Tiranën, Takaj, ardhja në Shqipëri dhe Starova: Rrëfehet Gvozdenovic

Publikuar

Trajneri i Skënderbeut, Ivan Gvozdenovic, i cili si futbollist ka luajtur në Superiore me Skënderbeun, Tiranën dhe Kukësin, është i ftuar sonte në emisionin “Elite Show”. Që transmetohet çdo të hënë në SportNews (21:00) nën drejtimin e moderatorit Gjergji Stefa.

Skuadra korçare fitoi 3-4 në “Air Albania”, sfidë rreth së cilës e nisi fjalën e tij trajneri 45-vjeçar – ish-kapiten i Crvena Zvezdës si futbollist – i cili ndër të tjera tha:

Objektivat? Kemi dy objektiva: të luajmë futboll të bukur dhe të shkojmë më lart në renditje. Deri tani jemi në rregull. Kemi edhe 15 ndeshje, do të shikojmë si do dalim.

Fitorja 3-4 me Tiranën? Ishte një moment i vështirë për ne. Kundër Tiranës vinim me tri humbje radhazi. Kishim nevojë për pikë, kishte presion. Por, unë e thashë edhe pas ndeshjes me Teutën në Kupë që kam besim te lojtarët.

Lexo edhe: 

Kisha besim te fitorja në Tiranë. Kishim një formacion shumë ofensiv, luajtëm me 4-3-3. Ishim agresivë në fillim, donim ta fitonim ndeshjen. E nisëm mirë, shënuam dy gola të shpejtë.

Nuk jam i kënaqur me 5-10 minutat e fundit, pasi nuk i menaxhuam mirë. Ishim edhe me një lojtar më shumë. Ishte një ndeshje e bukur, me 7 gola, lojë e bukur nga të dyja skuadrat. Për tifozët ishte një ndeshje e bukur.

Presidenti Takaj? E vërtetë, ai të lë të punosh, por të gjithë kemi presion për rezultatin, ai dhe unë. Kemi marrëdhënie korrekte, ai është një president i qetë, i cili e kupton shumë mirë futbollin. Vjet bëmë mirë në Kategorinë e Parë, edhe deri tani jemi në rregull. Të shohim si do të shkojë.

Kur isha i ri, 14-15 vjeç, luaja si mesfushor, isha numri 10.

Tirana? Firmosa në 2010 me Tiranën. Një vit qëndrova, fituam Kupën në finale kundër Dinamos, në Durrës.

Ardhja në Shqipëri? Isha në një moshë drejt fundit të karrierës. Ishte një ofertë e mirë për mua. Fola me menaxherin Elton Marini. Mendimi im ishte i mirë. Pas Tiranës luajta me Skënderbeun dhe Kukësin. Fitova shumë trofe, ishte lëvizje e bukur dhe e mirë për mua ardhja në Shqipëri.

Starova ishte trajneri i parë këtu për mua. Nuk ishim mirë në fillim, por Bobi ishte i drejtë. Unë nuk isha në formë fizikisht kur erdha. Isha pa fazë, trajneri ishte i drejtë. Më pas u stërvita dhe kapa formën më të mirë.

Alban Bushi më ka sugjeruar në Shqipëri? Po, nga eksperienca në Greqi, por kemi luajtur bashkë edhe te Tirana në tre muajt e fundit“.

Radio Tipografi

Hapësir reklamuese

Facebook