Sport
“Elite Show”, Duro: Vllaznia klub legjendar, u bënë shumë vite pa titull

Në një lidhje direkt me emisionin “Elite Shoë”, çdo të hënë në SportNeës (21:00) nën drejtimin e moderatorit Gjergji Stefa, ish-mesfushori i kombëtares kuqezi, Klodian Duro e nisi prononcimin e tij me Vllazninë.
Skuadër ku kaloi sezonin 2000-2001, gjatë së cilit fitoi titullin kampion, i fundit për kuqeblutë, dhe Superkupën e Shqipërisë.
Lexo edhe:
“Shkarkimi i Memellit nga Vllaznia? Vllaznia është një nga ekipet më të mëdha të futbollit shqiptar, flet vetë historia e saj e suksesshme. Por për një klub me një kohë të gjatë pa titull, që nga 2001, në kohën e presidentit të famshëm Myftar Çela.
Dua gjithmonë ta shoh shumë mirë Vllazninë, shumë lart dhe atje ku i takon. Një klub legjendar si Vllaznia të jetë gjithmonë kandidate për titull, dhe pse jo të mos shkojë në fazat e grupeve në Europë”, u shpreh Duro.
