fbpx
Lidhu me Ne!

Sport

Ekspozita e legjendës italiane, Paolo Rossi “zbarkon” në Tiranë

Publikuar

Me iniciativën dhe mbështetjen e Federatës Shqiptare të Futbollit do të inaugurohet më 1 shkurt ekspozita mbi jetën dhe karrierën e ish-sulmuesit të famshëm italian, Paolo Rossi.

Pas suksesit të madh në ekspozitat e para në Romë, Milano, Firence, Torino, Trento, Rimini, Bolonja, Beograd, Venecia dhe Zyrih mbërrin edhe në Tiranë ekspozita e quajtur “Paolo Rossi, një djalë i artë dhe legjendat e futbollit”.

Falë bashkëpunimit të FSHF-së, qeverisë, Fondacionit “Paolo Rossi” dhe Ambasadës Italiane në Shqipëri, ky event i rëndësishëm ndërkombëtar do të jetë i hapur falas për publikun. Në Muzeun Kombëtar, Tiranë, nga data 1 deri më 24 shkurt.

Në ceremoninë e inaugurimit, që do të zhvillohet në ambientet e Muzeut Kombëtar (16:00), do të jenë të pranishëm Kryeministri Edi Rama, presidenti i FSHF-së, Armand Duka, Ambasadori Italian në Shqipëri, Fabrizio Buçi, presidenti i Federatës Italiane të Futbollit, Gabriele Gravina, bashkëshortja e Paolo Rossit, Federica Cappelletti, ish-trajneri Arrigo Sacchi, ish-futbollistët e famshëm Antonio Cabrini dhe Marco Tardelli.

Lexo edhe:

Gjithashtu dhe arbitri izraelit i finales së Botërorit 1982, Itali–Gjermani, Abraham Klein. Gjithashtu, të ftuar do të jenë edhe personalitete të futbollit shqiptar si edhe përfaqësues të institucioneve të ndryshme.

Hapësirat e ekspozitës, të cilat do të përshkruajnë në mënyrë kronologjike jetën dhe karrierën e Paolo Rossit, janë realizuar falë investimeve të rëndësishme për një projekt shumë të rëndësishëm në nivel ndërkombëtar. Sa i përket inovacionit dhe ndërtimit të ekspozitës mbi jetën e një personazhi të fushës të sportit.

Në veçanti, ekspozita do të paraqesë nëpërmjet telajove, paneleve, stampave, banerave, flamujve, monitorëve, dokumenteve dhe fotove një rrugëtim nga debutimi e deri në përmbylljet e karrierës së legjendës italiane. Me mbi 500 relike unike përfshirë këtu dhe trofetë më të rëndësishëm:

  • Topin e Artë të vitit 1982 nga “France Football”
  • Trofeun e Këpucës së Artë të golashënuesit më të mirë të Botërori “Spanjë 1982”
  • Trofeun e Topit të Artë si lojtari më i mirë Botërorit “Spanjë 1982”
  • Bluzën e finales së Botërorit “Spanjë 1982”
  • Këpucët e tripletës në ndeshjen ndaj Brazilit

Ekspozita do të presë në ambientet e saj një projekt të realitetit virtual, që do t’u japë mundësinë vizitorëve të përjetojnë edhe njëherë tre golat ndaj Brazilit të ulur në tribunat e stadiumit të vjetër “Sarria” në Barcelonë.

Radio Tipografi

Hapësir reklamuese

Facebook