fbpx
Lidhu me Ne!

Lajme

Ekonomia po i kthehet normalitetit

Publikuar

Kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti ka deklaruar të shtunën se ekonomia po i kthehet normalitetit, qarkullimi i bizneseve është rritur dukshëm. Ai këtë e ka quajtur lajm shumë të mirë

Hoti në Facebook ka shkruar se të hyrat nga Dogana në janar 2021 janë 11% më të larta se të janarit 2020, kur nuk ka pasur pandemi dhe kufizime.

“Ndërkaq, të hyrar nga ATK në janar 2021 janë të ngjajshme me janarin e vitit 2020.

Kthimi në normalitet është rezultat i: 1. Pakos së rimëkëmbjes për vitin 2020 prej 365 mil euro, 2. Ligjit për rimëkëmbje që ka mobilizuar menjëherë në dhjetor mbi 200 mil euro pë qytetarë, 3. Pakos së rimëkëmbjes për vitin 2021 në shumë prej 222 mil euro që ka nisur të zbatohet, si dhe 4. Efektit të shpenzimeve të diasporës në dhjetor të vitit të kaluar”, ka shkruar Hoti. Hoti ka thënë se me ardhjen e vaksines, do ta mundim plotësisht këtë pandemi, e do t’i kthehemi jetës dhe punës nornalisht. Ai është shprehur mirënjohës ndaj atyre që kanë qëndruar në ballë të kësaj pandemie për një vit të tërë.

“Jam mirënjohës ndaj ekipit të mrekullueshëm brenda kabinetit tim si dhe ndaj gjithë kabinetin qeveritar. Sigurisht, kërkoj mirëkuptim për presionin e bërë ndaj tyrë që të zbatojmë sa më shpejt masat e rimëkëmbjes. Kur sheh këto rezultate, e kupton se ia ka vlejtur çdo minutë e punës dhe angazhimit, si dhe ballafaqimit publik për të mbrojtur politikat tona ekonomike”, ka shkruar Hoti.

Kliko për koment

Komento

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *