fbpx
Lidhu me Ne!

Sport

Egnatia kryeson e qetë, ndaj Erzenit synon të thyejë një “tabu”

Publikuar

Egnatia po zhvillon një sezon të shkëlqyer dhe me meritë po kryeson Superioren kur janë luajtur 20 javë kampionat. Skuadra nga Rrogozhina ka hedhur kandidaturën për titullin kampion. Teksa e ka thuajse të sigurt pjesëmarrjen në “Final Four”.

Pasi ka një diferencë prej 18 pikësh me vendin e pestë. Ekipi i drejtuar nga Edlir Tetova, do të matë forcat të hënën me Erzenin. Me detyrën për të marrë tri pikët e radhës. Por dhe për të thyer një “tabu”.

Pavarësisht ecurisë pozitive që kanë patur deri tani, kryesuesit e kampionatit këtë sezon nuk kanë arritur asnjëherë më parë që të regjistrojnë tri fitore radhazi në Superiore.

Egnatia vjen në duelin me shijakasit pas triumfeve me Skënderbeun dhe Kukësin. Dhe tani do të synojë suksesin e radhës me një kundërshtar të cilit i kanë marrë maksimumin e pikëve në dy fazat e para.

Aktualisht, skuadra rrogozhinase, që nuk e ka fituar kurrë më parë titullin kampion, ndodhet në vendin e parë me 43 pikë, 8 më shumë se Partizani ndjekës.

Radio Tipografi

Hapësir reklamuese

Facebook