Kosovë
Efekti “Take Away”
Qytetarë të ndryshëm, pasi që janë shërbyer me shërbimin “merr me veti”, mbeturinat dhe gjithçka që ka ardhur me këtë shërbim i kanë hedhur aty ku kanë mundur

Përderisa masat e fundit të Qeverisë së Kosovës, nuk kanë pasur efekt aty ku kanë synuar institucionet shtetërore, në zvogëlimin e rasteve me Covid 19 si dhe uljen e numrit të të vdekurve, ato si duket një efekt të përsosur e kanë pasur në ndotjen e ambientit që na rrethon.
Qeveria e Kosovës se fundmi ka ashpërsuar masat kundër Covid -19, duke vendosur orën policore si dhe duke e mbyllur komplet sektorin e gastronomisë, përvec shërbimit “merr me veti” ose Take Away”, i cili si duket ka pasur një impakt negativ në ambientin që jetojmë.
Në fotot e publikuara tek Vrojtuesit e Lagjes, shihet se si qytetarë të ndryshëm, pasi që janë shërbyer me shërbimin “merr me veti”, mbeturinat dhe gjithçka që ka ardhur me këtë shërbim i kanë hedhur aty ku kanë mundur, duke u treguar të pa kujdesshëm dhe ndotës të ambientit që na rrethon.
Paketimet e ushqimeve dhe pijeve që janë marrë nga restorantet dhe kafeterit në rrugën B, shihet se janë hedhur pikërisht përballë në hapësirat publike të banesave përballë aty, duke i bërë këto hapësira një “kontejner”, të shërbimit” merr me veti”
