Përmes një njoftimi për medie, Fondi i Kursimeve Pensionale ua ka tërhequr vërejtjen të gjithë kontribut dhënëseve që ende nuk kanë aplikuar për të tërhequr 10 për qindëshit që të aplikojnë, meqë afati i fundit për aplikim është vetëm deri më 6 prill 2021.
Përmes një njoftimi në faqen zyrtare, Trusti ka bërë me dije se pas kësaj date nuk mund të aplikohet për tërheqjen e kursimeve.
“I njoftojmë të gjithë kontribuuesit që nuk kanë aplikuar për tërheqjen e 10%-shit se më datë 6 prill 2021 përfundon afati për aplikim. Uebfaqja për aplikim është: ëëë.trusti10.org. Siç e ka përcaktuar ligji, pas 6 prillit 2021 nuk do të mund të aplikohet për tërheqjen e 10%-shit”, thuhet në njoftim./tipografi/