fbpx
Lidhu me Ne!

Sport

“E vërteta e interesimit të Interit”, Ramadani në “ANALIZË KUQEZI”: Nëse i shënoj Milanit…

Publikuar

Ylber Ramadani iu përgjigj pyetjeve të tifozëve në emisionin “ANALIZË KUQEZI”, çdo të hënë në SportNews nën drejtimin e gazetarit Sokol Xhihani dhe videoanalistit Fation Bardhi.

Emri i mesfushorit lidhet me Interin. Drejtori sportiv i nënkampionëve të Europës, Piero Ausilio e ndoqi nga afër në përballjen Shqipëri-Çeki (3-0).

Ramadani zbuloi të vërtetën e këtij interesimi, ndërkohë që bëri një premtim në lidhje me ndeshjen e radhës në Serie A: Lecce-Milan.

Interesimi i Interit? Janë të vërtetë zërat për transferimin tek Interi, sepse do të doja shumë të shikoja bashkë me Asllanin tek Interi?

Lexo edhe: 

Menaxheri im ka qenë në Tiranë, ka takuar dhe ka qëndruar gjithë kohën me Ausilion. Motivim shumë i madh për mua, nuk duhet të ndaloj së punuari që të shkoj tek Interi.

Si ndihem më mirë, me një lojtar teknik afër, me një numër 6 apo me dy numra 6?

Unë përshtatem shumë shpejt. Asllani është më teknik se unë, por unë bëj punët e tjera. Mund të luaj me një numër 6, por edhe me dy numra 6. Ambientohem shpejt, nuk e kam problem.

Goli parë në Serie A?

Kismet, të shtunën me Milanin. Edhe pse ka tifozë shumë me Milanin në Shqipëri.

Premtimi

Po e bëmë golin të shtunën me Milanin, do e bëjmë intervistën prapë. Ndoshta është fat, nuk i dihet. Patjetër që do e sjell fanellën time në emision nëse i shënoj Milanit.

Radio Tipografi

Hapësir reklamuese

Facebook