fbpx
Lidhu me Ne!

Lajme

E veçanta e letrës së Kurtit dhe Osmanit për LDK-në

Publikuar

Albin Kurti dhe Vjosa Osmani, fitues të zgjedhjeve të 14 shkurti i janë drejtuar të enjten të gjithë krerëve të partive politike parlamentare me një letër, ku kërkojnë që të konsultohen për konstituimin e shpejt të institucioneve shtetërore, siç kanë thënë ata duke e respektuar rezultatin zgjedhur.

Deri këtu sa i përket letrave është gjithçka në rregull. Por, e veçantë në mes të letrave është se deri tek letrat për PDK dhe AAK, letra nis me emrin e kryetarin apo u.d. kryetari, tek letra për LDK-në nis “për: Kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës” , pa ia përmend emrin kryetarit, dhe pastaj vazhdon më formën e shumësit “ Të nderuar” në vend që të nis “I nderuar” ,siç ka nisur edhe tek dy letrat për dy partitë të tjera, meqë LDK siç dihet e ka vetëm një kryetar.

Kryetari aktual i Lidhjes Demokratike të Kosovës, pas publikimeve të rezultateve të zgjedhjeve të 14 shkurti, ku LDK merr rezultatin me të dobët në historinë e saj, ka paralajmëruar dorëheqjen nga pozita e kryetarit, të cilët dorëheqje, siç ka thënë ai, do ta paraqes para Kuvendit të Përgjithshëm të LDK, i cili do të mbahet më 14 mars 2021.

LVV dhe LDK ishin në bashkëqeverisje në Qeverinë e dal nga zgjedhjet e vitit 2019, qeverisje kjo e cila nuk zgjati, meqë LDK inicioj votëbesimin e qeverisë, pas vendimit të kryeministrit të atëhershëm për shkarkim e ministrit të brendshëm Agim Veliu, i cili njëherësh është edhe nënkryetar i LDK-së.

Ky zhvillim si duket ka bërë që Albin Kurti dhe Vjosa Osmani, kryetarit aktual të LDK-së të mos i drejtohen në emër, sikur kolegeve nga partitë e tjera, por vetëm me “Të nderuar”./ tipografi/

Vazhdo më shumë

Tipografi.info, është medie e pavarur që synon avancimin e lirisë se shprehjes, pa ia cenuar të drejtat askujt! Tipografi.info përmes raportimi të tij do të kujdeset që të promovojë vlerat dhe institucionet demokratike dhe të avancoje të drejtat e njeriut. Portali tipografi.info, menaxhohet nga "AP+" sh.p.k., rr. Xheladin Hana, Prishtinë, Kosovë. Kontakt: [email protected] | 044 000 E krijuar nga DBC me shumë 2021