Lajme
E rrallë nëpër botë: Kosova për herë të dytë zgjedh një grua për presidente
Vjosa Osmani-Sadriu u zgjodh të dielën presidente e Kosovës pasi pro kandidaturës së saj votuan 71 deputetë të Kuvendit të Kosovës

Publikuar
2 vjet më parëmë

Kosova, për herë të dytë zgjedh një grua në krye të shtetit. Vjosa Osmani-Sadriu u zgjodh të dielën presidente e Kosovës pasi pro kandidaturës së saj votuan 71 deputetë të Kuvendit të Kosovës, në roundin e tretë të votimit.
Këtë pozitë në vitet 2011-2016 e kishte mbajtur, Atifete Jahjaga.
Osmani-Sadriu kishte kundër kandidat Nasuf Bejtën, i cili nuk mori asnjë votë, ndërsa 11 vota u shpallën të pavlefshme. Në procesin e votimit morën pjesë 82 deputetë. Që të dy ishin propozuar nga Lëvizja “Vetëvendosje”, parti kjo e cila me fitoren e Osmani-Sadriu, siguron udhëheqjen e tri institucioneve kryesore të vendit, Qeverisë me kryeministër, kreun e partisë, Albin Kurti dhe Glauk Konjufcën, i cili është kryetar i Kuvendit të Kosovës.
Të pranishëm në seancën për zgjedhjen e presidentit ishin deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje, të Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe ata të komuniteteve joserbe.
Po ashtu e pranishme në seancë ishte edhe deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Adelina Grainca dhe Albena Reshitaj nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës. Deputetët tjerë të këtyre dy partive nuk morën pjesë në seancë, sikurse nuk ishin të pranishëm as deputetët e Listes Serbe. Zyrtarët e PDK-së dhe AAK-së kanë kundërshtuar zgjedhjen e Osmani-Sadriut duke thënë se ajo nuk është një figurë unifikuese.
Radio Tipografi

Përfundon protesta në anën serbe afër Jarinjës

Përleshje mes Policisë dhe protestuesve në anën serbe të Jarinjës

Përgjigjja e BE-së ndaj aplikimit do të ndikohet nga shtetet mosnjohëse

Kurti: Ditë historike për Kosovën

Escobar: SHBA-ja kategorikisht kundër kthimit të forcave serbe në Kosovë

(Video) Dezinformatat që po shoqërojnë tensionet në veri

Anëtarësimi në BE: Edhe tre hapa që duhet t’i bëjë Kosova

Foto lajm: Pjesëtarët e FSK-së përgatiten për “Cambrian Patrol 21”

Ushtria e Kosovës

Vrellë, Istog

Prishtina e vjetër

Bjeshka e Rugovës

Bjeshkët e Istogut
