Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur në fshatin Raçë, të komunës së Gjakovës, ku kanë humbur jetën tre persona.
Lajmin e ka konfirmuar për KosovaPress, zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjakovës, Nusret Gjurkaj, i cili nuk ka dhënë detaje tjera se si ka ndodhur rasti, pasi thotë se nuk kanë ende informata të sakta.
Për aksidentin e rend ka raportuar edhe televizioni lokal i Gjakovës “Syri Vision. Policia i ka thënë këtij televizioni se viktimat janë shtetas të Shqipërisë.