Lajme
E premtja, afati i fundit për ankesa nga partitë politike

Publikuar
2 vjet më parëmë

Partitë politike dhe kandidatët që kanë garuar në zgjedhjet e 14 shkurtit sot e kanë afatin e fundit që të dorëzojnë ankesat e tyre në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa në lidhje me rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve të 14 shkurtit.
Në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) deri tash janë parashtruar 15 ankesa nga kandidatë të ndryshëm të subjekteve politike të cilat kanë shprehur pakënaqësitë e tyre për rezultatin zgjedhor, shkruan RTK.
Mul Desku nga PZAP i ka thënë së se pretendimet e këtyre kandidatëve janë se iu është bërë e pa drejtë me rezultatin zgjedhor.
Ndërsa, kryetari i Partisë Liberale Egjiptiane (PLE) Veton Berisha sot do të dërgojë një ankesë në PZAP, për shkak të orkestrimit të votave të Listës Serbe gjatë zgjedhjeve parlamentare të 14 shkurtit.
Ai ka bërë të ditur se pjesë e ankesës do të jenë edhe partitë e tjera të komuniteteve jo shumicë në Kosovë.
Ndryshe, PZAP do të ketë kohë tri ditë për të marrë vendim rreth këtyre ankesave. Nëse palët janë të pakënaqura me vendimet e PZAP, atëherë mund t’i drejtohen Gjykatës Supreme.

Radio Tipografi

Përfundon protesta në anën serbe afër Jarinjës

Përleshje mes Policisë dhe protestuesve në anën serbe të Jarinjës

Përgjigjja e BE-së ndaj aplikimit do të ndikohet nga shtetet mosnjohëse

Kurti: Ditë historike për Kosovën

Escobar: SHBA-ja kategorikisht kundër kthimit të forcave serbe në Kosovë

(Video) Dezinformatat që po shoqërojnë tensionet në veri

Anëtarësimi në BE: Edhe tre hapa që duhet t’i bëjë Kosova

Foto lajm: Pjesëtarët e FSK-së përgatiten për “Cambrian Patrol 21”

Ushtria e Kosovës

Vrellë, Istog

Prishtina e vjetër

Bjeshka e Rugovës

Bjeshkët e Istogut
