fbpx
Lidhu me Ne!

Tipografi

“E pashë që u rrëzua, më humbi kontrolli” – Kjo është dëshmia e Shaban Gogojt

Publikuar

I akuzuari për vrasjen e Agonis Tetajt, Shaban Gogaj, në ditën kur kishte kryer aktin, ishte arrestuar nga policia. Ai atje kishte kishte deklaruar se në momentin kur kishte shtënë me armë zjarri në drejtim të viktimës, i ka humbur kontrolli. Ka thënë edhe se nuk e mban mend se çfarë ka folur në telefon, pak para se t’ia drejtonte armën Agonisit, raporton Express

Në aktakuzën e ngritur nga Prokuroria Themelore në Pejë, ndaj Shaban Gogajt, të cilën e ka dërguar në adresë të mediave babai i viktimës, Isuf Tetaj, thuhet se në deklaratën e tij, Gogaj kishte thënë se bashkë me viktimën dhe punëtorët tjerë të kompanisë kishin pasur të shkojnë në bjeshkë.

Aty thuhet se dorasi e kishte pyetur viktimën se “a keni marrë diçka me gjujtë atje…”, fjalën thotë ta ketë pasur për armë me gaz.

“Shaban Gogaj – përderi sa na polici mbrohet na heshtje, ne Prokurori deklaron se na Kompanina “Gogaj AG “, e cila është prona e familjes punon qe nga mosha 10 vjeçare, ta dëmtuarin, tani ta ndjerin Agonis, i cili ashta punësuar rreth 5-10 vitesh para rastit ne kete Kompani e pershkruan si punetor shume te mire dhe te hareshem, me te njejtin i kane pasur raportet shume te mira, me te cilin eshte shoqeruar ne pune dhe jashte pune, rreth dites kritike, i kujtohet se ka qene dite e diele dhe ka dal ne pune rreth ores 7:30min, kane ba hajgare me punetoret, me te cilet kane planifikuar daljen ne Bjeshke, nuk i kujtohet saktesisht ora kur vajza e halles e ka thirre ne telefon, Natyra Malaj, nuk e din se ka ka biseduar me te, vetem thote ti kete treguar e njejta se gjendet te vendi i quajtur ‘Vorri i vajzes’pasi e ka perfunduar biseden me te, e ka pyet Agonisin ‘a keni marr diqka me gjujte atje .. “, fjalen thote ta kete pasur per arme, arme me gaze …dhe ashtu tuj bisedu …, (cit.) “e kame marre alltin me gaz qe e kom ne fijoke poshte nen tavolinen e punes, ku osht kaca e kom drejtu veq kom gjujt me to, edhe kur e pava u rrexu Agonisi edhe qekaq mo nuk di, me ka hupe kontrolla … “”, thuhet në aktakuzë.

Tutje, bëhet e ditur se Shabani kishte deklaruar se nuk ka njohuri për armë dhe se nuk ka qenë në dijeni se arma me të cilën është kryer vepra ka qenë aty.

“…shton se nuk ka njohuri per arme, nuk i ka vizituar poligonet e qitjes, dy here vetem ka gjuajtur me armen me gaze, nje here ne Bjeshke e nje here per Vitin e ri, arma qe eshte gjete me von ne sirtar e lIojit BLOË, e e cila thot se i takon axhes se tij Isuf Cacaj, per armen e tipit Beretta, model 92, me te cilen eshte kryer vepra, thote te mos kete qene ne dijeni per te njejten se ka qene aty, e qe pas rastit ka kuptuar se edhe ajo i takon axhes Isuf, nuk eshte ne dijeni per arsyen e ndryshimit te sjelljeve te Agonisit koheve te fundit e as per rrethanen se i ndjeri eshte ankuar ne sjelljet e tije”, thuhet në aktakuzë.

Por, pretendimet e të pandehurit se nuk ka njohuri për armët, i hedhin poshtë ekspertët e Agjencionit të Forenzikës në Prishtinë, ku në aktakuzë thuhet se të njëjtët kanë konstatuar se Shabani ka njohuri paraprake për përdorimin e armës së zjarrit.

“Duke pare veprimet me arme te te pandehurit Shaban diten kritike, ka lene pershtypje qe i njejti me te vertete ka njohuri per arme dhe i njef mire ato, andaj eshte kerkuar nga ekspertet e Agjencionit te Forenzikes ne Prishtine, konkretisht Departamenti i Traseologjis Forenzike, qe ne baze te videoincizimit te dites kritike, dhe veprimeve te te pandehurit ne fjale ne lidhje me armen, te japin mendimin se a kemi te bejne me person qe din te veproj me arme zjarri apo jo. Nga Pergjigjeja zyrtare e tyre, Konstatohet se (cit.) “I pandehuri ka pasur njohuri paraprake lidhur me perdorimin e armes se zjarrit, konstatim ky qe bazohet ne ate se: veprimet e mbushjes me karikator, repetimi dhe veprimi pas gjuajtjes, jane ne perputhje per perdorim te drejte dhe te sigurte te armes se zjarrit, kurse veprimi i shenjestrimit dhe gjuajtjes jane ne perputhje me rregullat dhe komponentet e shenjestres, Te gjitha veprimet e operimit me arme te zjarrit dhe shenjestrimit nga ana e gjuajtesit, jane perdorur sipas rregullave kryesore per perdorim te sigurte te armes se zjarrit dhe rregulat per shenjestrim ne cak. Keto veprime te operimit parashihen si rregullat e arta per perdorimin e armeve te zjarrit”, thuhet në aktakuzë.

Ndërkaq për pretendimet e të pandehurit se ka menduar që në sirtar është arma me gaz, në aktakuzë thuhet se është kontaktuar se arma që është përdorur në këtë rast dhe ajo me gaz, nuk kanë qenë të njëjta për nga forma dhe ngjyra.

“Eshte konstatuar se keto dy arme ne dukje nuk ngjajn as perafersisht, qoft per nga forma qoft per nga ngjyra, arma me gaze eshte e ngjyres se zeze, deri sa arma me te cilen eshte shten eshte ngjyre bronze e qelet”, thuhet në aktakuzë, shkruan Express.

Ndryshe, Shaban Gogaj akuzohet se më 23 shtator të vitit 2018 ka vrarë 29-vjeçarin Agonis Tetaj nga fshatu Llukë i Deçanit, në vendin e tij të punës.

Ky rast në fillim ishte cilësuar si “Vrasje e rëndë”, por me kërkesë të prokurorit Agron Uka, këtë të martë është ricilësuar si “Vrasje nga pakujdesia”.

Pas kësaj, babai i viktimës, Isuf Tetaj, ka publikuar aktakuzën dhe videon e momentit të vrasjes së të birut Agonis Tetaj. Ai ka shkruar një letër publike përmes së cilës ka kërkuar drejtësi për rastin e djalit të tij, duke e akuzuar prokurorin Uka për manipulim.

Pas reagimit të familjes, Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, ka kërkuar të caktohet një prokuror i ri për rastin e vrasjes së Agonis Tetajt dhe ka autorizuar Prokurorinë Themelore në Gjilan të marrë masa ndaj prokurorit Agron Uka.

Vazhdo më shumë

Tipografi.info, është medie e pavarur që synon avancimin e lirisë se shprehjes, pa ia cenuar të drejtat askujt! Tipografi.info përmes raportimi të tij do të kujdeset që të promovojë vlerat dhe institucionet demokratike dhe të avancoje të drejtat e njeriut. Portali tipografi.info, menaxhohet nga "AP+" sh.p.k., rr. Xheladin Hana, Prishtinë, Kosovë. Kontakt: info@tipografi.info | 044 000 E krijuar nga DBC me shumë 2021