Shqipëri
E mitura shqiptare denoncon babain se e ka përdhunuar prej 5 vitesh
Shqiptarja i tregoi policisë se çfarë kishte ndodhur në vitet e fundit dhe ata menjëherë shkuan në shtëpinë e familjes ku ndaluan 45-vjeçarin, babain e të miturës

Publikuar
2 vjet më parëmë

Rasti i përdhunimit të një të miture nga babai i saj ka shkaktuar tronditje në Greqi. Ngjarja e rëndë, ka ndodhur në Asoss dhe familja shqiptare ishte e përbërë nga katër persona, dy prindërit dhe fëmijët.
Mediet fqinje shkruajnë se e mitura 17-vjeçare, e shoqëruar nga nëna e saj shkoi në komisariatin e policisë në Vrachati dhe denoncoi se babai e kishte abuzuar seksualisht me të që kur ajo ishte 12 vjeç.
Shqiptarja i tregoi policisë se çfarë kishte ndodhur në vitet e fundit dhe ata menjëherë shkuan në shtëpinë e familjes ku ndaluan 45-vjeçarin, babain e të miturës.
Ndërkohë që e mitura do të transferohet për një vizitë mjekësore në një spital në Athinë për t’u ekzaminuar, ndërsa djali më i vogël i familjes është marrë nga shërbimet sociale.
Raportohet se kohët e fundit 45-vjeçari ka qenë i papunë, ndërsa në familje ishte nëna e vetmja që punonte. Tanimë 45-vjeçari është arrestuar dhe po mbahet në Stacionin e Policisë Vrachati./tch/tg/
Radio Tipografi

Përfundon protesta në anën serbe afër Jarinjës

Përleshje mes Policisë dhe protestuesve në anën serbe të Jarinjës

Përgjigjja e BE-së ndaj aplikimit do të ndikohet nga shtetet mosnjohëse

Kurti: Ditë historike për Kosovën

Escobar: SHBA-ja kategorikisht kundër kthimit të forcave serbe në Kosovë

(Video) Dezinformatat që po shoqërojnë tensionet në veri

Anëtarësimi në BE: Edhe tre hapa që duhet t’i bëjë Kosova

Foto lajm: Pjesëtarët e FSK-së përgatiten për “Cambrian Patrol 21”

Ushtria e Kosovës

Vrellë, Istog

Prishtina e vjetër

Bjeshka e Rugovës

Bjeshkët e Istogut
