Sport
E mbyll me Suedinë pas 7 vitesh, ish-trajneri i Brojës gati ta zëvendësojë

Kombëtarja e Suedisë zhvilloi një fushatë eliminatore zhgënjyese dhe nuk arriti të kualifikohej në Euro 2024. Skuadra nordike e mbylli grupin F në vendin e tretë me 10 pikë.
Pavarësisht fitores 2-0 ndaj Estonisë në sfidën e fundit, Janne Anderson nuk do të jetë më trajneri i kombëtares. SvFF (Federata Suedeze e Futbollit) ka njoftuar ndërprerjen e bashkëpunimit me 61-vjeçarin.
Të cilin e falënderon për kontributin e dhënë dhe i uron fat e suksese në të ardhmen. Anderson qëndronte në pankinën e Suedisë prej qershorit të vitit 2016.
Lexo edhe:
Gjatë 7 viteve si trajneri i parë i kombëtares, ai regjistroi 93 ndeshje. Duke arritur 48 fitore, 15 barazime dhe 30 humbje.
Kandidati kryesor për ta zëvendësuar në stolin e Suedisë është Graham Potter, ish-trajneri i Armando Brojës te Chelsea.
Përveç “Bluve të Londrës”, 48-vjeçari nga Solihull ka drejtuar më parë edhe Brighton, Swansea dhe suedezët e Ostersund.
