Sport
E kryer, vazhdon historia e dashurisë mes Simeones dhe Atleticos

Atletico Madrid u ndal në La Palmas, transfertë ku humbi 2-1. Duke i dhënë fund ecurisë prej nëntë rezultateve pozitive radhazi mes La Ligas dhe Championsit.
“Colchoneros” mbetën në vendin e katërt në kampionatin spanjoll, me 6 pikë më pak dhe një ndeshje më pak se Girona kryuesuese.
Fokusi i skuadrës kryeqytetase ka kaluar tek dueli i mesjavës kundër Celtic në shtëpi, ndërkohë që drejtuesit po merren me detajet e fundit në lidhje me rinovimin e Diego Simeones.
Lexo edhe:
Argjentinasi qëndron në pankinën e Atleticos prej dhjetorit të vitit 2011. Marca shkruan se palët kanë rënë dakord të vijojnë bashkëpunimin deri në vitin 2027.
Marrëveshja është arritur dhe zyrtarizimi pritet të ndodhë në ditët në vijim. Një histori dashurie e veçantë kjo mes Simeones dhe Atleticos, që do të vazhdojë të paktën deri në 2027.
53-vjeçari është prej vitesh tekniku më i paguar në planet, me një pagë që mbërrin deri në 24 mln euro neto në sezon.
