Një burrë në Prishtinë, ka raportuar në polici së është kërcënuar përmes sms nga gruaja e tij, me të cilën janë në proces të divorcit.
Sipas policisë, për këtë është hapur rast dhe palët janë intervistuar nga prokurori.
Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se është kërcënuar përmes sms-ve nga ish gruaja e tij e dyshuara femër kosovare pasi që të njëjtit janë në proces të divorcit. Me vendim të prokurorit pas intervistimit rasti shkon në procedurë të rregullt./tg/