Kosovë
E fundit: LDK e bën Vjosa Osmanin Presidente
“Disponimi i kryesisë është që të qëndrohet brenda sallës së Kuvendit kur do të votohet Vjosa Osmani për presidente”, ka konfirmuar Haziri.

Lidhja Demokratike e Kosovës, do të marr pjesë në seancën kur do të votohet për presidentin e vendit, duke ia mundësuar kështu ish kandidates për kryeministre të kësaj partie, Vjosa Osmanit, të bëhet president e shtetit.
Nënkryetari i LDK-së Lutfi Haziri pas takimit të kryesisë së kësaj partie në një paraqitje para medieve ka thënë së LDK karshi LVV do të jetë opozitë aktive, ndërsa karshi insititucionit të presidentit LDK do të evitoj cdo lloj pengesë.
“Tashmë dihet se karshi qeverisjes së Vetëvendosjes do të jemi opozitë aktive, ndërsa në ndërtimin e institucionit të presidentit, LDK-ja do të evitojë çdo lloj obstruksioni institucional, çdo lloj pengese me rolin e saj pozitiv, në ndërtim dhe në funksion të stabilitetit”, ka thënë Haziri. Ndërkohë burimet e Tipografit tregojnë së disponimi në kryesi dhe në struktura të LDK-së është që deputetët e kesaj partie të marrin pjesë në seancën e zgjedhjes se presidentit dhe rrjedhimisht Vjosa Osmanit t’ia mundesojnë zgjedhjen presidente
Këtë tërthorazi e konfirmon edhe nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, i cili të hënën tha se për çështjen e zgjedhjes së presidentit LDK do të tentoi të evitojë çdo lloj obstruksioni institucional, çdo lloj pengese në ndërtim dhe në funksion të stabilitetit.
“Disponimi i kryesisë është që të qëndrohet brenda sallës së Kuvendit kur do të votohet Vjosa Osmani për presidente”, ka konfirmuar Haziri.
“Kryesia e LDK-së në mbledhjen e saj të rregullt pas tre takimeve që ka pasur të ndryshme ka shterur të gjitha debatin e brendshëm lidhur me rolin tonë politik në krijimin e institucioneve. Tashmë dihet se karshi qeverisjes së Vetëvendosjes do të jemi opozitë aktive, ndërsa në ndërtimin e institucionit të presidentit, LDK-ja do të evitojë çdo lloj obstruksioni institucional, çdo lloj pengese me rolin e saj pozitiv, në ndërtim dhe në funksion të stabilitetit”.
“Në mënyrë që të përmbyllet krijimi i institucioneve dhe më pas të vazhdohet me agjendën politike dhe do të jemi pjesë e angazhimeve opozitare. Në rrafshin tjetër kryetari i LDK-së nesër do të takohet me deputetët, në mënyrë që pjesëmarrja dhe përfaqësimi në atë seancë të jetë në frymën kushtetuese duke evituar çdo lloj obstruktioni politik eventual”.
“Kryetari i LDK-së nesër do te takohet me grupin e deputetet do të vazhdojnë diskutimet. Nuk varet nga ne roli jonë në Kuvend është pjesëmarrja ose mospjesëmarrja. Qëndrimi jonë do të jetë në bazë të frymës kushtetuese që të plotësohet krijimi i institucioneve. Për më shumë nesër shihemi në angazhime të tjera dhe besoj se shumë shpejt gjithçka është e qartë. Ne kemi shter nevojën dhe arsyen për tu takuar. Do të vendoset që të mos ketë obstruksione institucional. Dhe të krijohet frymë për progres në vend”./tipografi/
