fbpx
Lidhu me Ne!

Sport

E donte Reali dhe jo vetëm, qendërmbrojtësi nuk largohet nga Lille

Publikuar

Prej disa javësh është folur për blerjen e mundshme të Leny Yoro (qendërmbrojtës i Lille) nga Reali i Madridit, për të zëvendësuar Alaban e dëmtuar.

Trajneri i tij, Paulo Fonseca, konfirmon se qendërmbrojtësi francez do të qëndrojë dhe nuk do të largohet në këtë merkato.

“Ai e kupton situatën, di që do të qëndrojë. Ai është i ri, por shumë i ekuilibruar. Unë shikoj sjelljen e tij në stërvitje. Ai ka të njëjtat qëndrime si kur filloi sezoni,” ka rrëfyer trajneri portugez.

Lexo edhe:

“Yoro është i njëjti lojtar. Nuk është e lehtë kur një lojtar i ri fillon të tërheqë interesin e klubeve më të mira. Por ai mbetet i qetë, i fokusuar në ekipin tonë. Këtë javë pata një bisedë të mirë me Leny-n. Ne folëm për situatën. E kuptoi që duhej të qëndronte dhe të mendonte vetëm për Lillën”, përfundoi ai.

Radio Tipografi

Hapësir reklamuese

Facebook