Lajme
E ÇMENDUR: Dy lojtar plus para për Harry Kane?

Gjigandët e Premier League, Manchester United tashmë kanë filluar të bëjnë planet për të bindur rivalin e tyre të ligës Tottenham Hotspur që të lëshojnë sulmuesin e tyre, super yllin Harry Kane këtë verë. Djajtë e Kuq kanë shprehur interesimin e tyre të lartë për sulmuesin e përfaqësueses angleze.
Chelsea dhe Manchester City janë klubet tjera që kanë regjistruar interesim për sulmuesin anglez dhe tashmë duket sikur do të ketë një luftë ofertash për Kane gjatë verës. Manchester City ka humbur sulmuesin veteran Sergio Agüero dhe ata janë veçanërisht të interesuar të nënshkruajnë me Kane si zëvendësimin e tij të drejtpërdrejtë. Një shumë prej të paktën 100 milion Funte është cituar si ajo që pronari i Tottenhamit Daniel Levy do të kërkojë për sulmuesin dhe është një shumë që të dy klubet e Mançesterit mund ta përballojnë pa problem, raporton Stretford Enders.
Manchester United po përpiqen ta ulin çmimin e lartë të kërkuar dhe thuhet se janë të gatshëm të ofrojnë dyshen, Anthony Martial dhe Jesse Lingard, si pjesë të ofertës së tyre. Martial ka kaluar një sezon të dobët dhe gjithashtu ka luftuar me dëmtime, duke u dhënë Djajve të Kuq mjaft arsye për t’u ndarë me sulmuesin francez në një përpjekje për të marrë shënjestrën e tyre, Harry Kane./tipografi/
