fbpx
Lidhu me Ne!

Sport

E akuzoi për komplot, zbardhet biseda mes Mourinhos dhe Pellegrinit

Publikuar

Një raportim i ri nga edicioni i sotëm i “Il Romanista” zbulon se çfarë ndodhi në Trigoria ditën që Jose Mourinho u shkarkua nga detyra e trajnerit të skuadrës.

Gazetari Daniele Lo Monaco tregon se gjithçka nisi më 16 janar kur Presidenti Dan Friedkin i komunikoi Mourinhos vendimin e klubit për ta shkarkuar atë me efekt të menjëhershëm.

Pas një konfrontimi të ashpër mes të dyve, Mourinho u drejtua për në zyrën e tij për t’u përgatitur për largimin nga ambientet e klubit.

Ndërkohë, disa lojtarë mbërritën në Trigoria pasi dëgjuan për shkarkimin e Mourinhos.

Synimi i lojtarëve ishte të takoheshin me Mourinhon dhe të bisedonin me të para largimit, por “Special One” nuk ishte i prirur për këtë, duke synuar të largohej sa më shpejt nga Trigoria.

Më pas, kur u kthyen në Trigoria për stërvitje pasdite, Pellegrini gjen një unazë në dollapin e tij (jo atë të Ligës së Konferencës, por atë që lojtarët i kishin dhuruar trajnerit për ditëlindjen e tij të 60-të), me një shënim të pakëndshm: “Shpresoj që të fitosh shumë në të ardhmen, gjithashtu shpresoj që të bëhesh një njeri më i mirë.”

Lexoni edhe:

Lorenco, shumë i zhgënjyer, pa e menduar dy herë, vendos të telefonojë Mourinhon. Përgjigja e portugezit ishte kjo:

“Më thanë që fole me presidentin dhe i tha se ishte e drejtë të më largonin dhe të emëronin De Rossin në vendin tim”.

Kapiteni supozohet se u përgjigj:

“Trajner, ti po më zhgënjen. Unë kurrë nuk kam ëndërruar të bëj diçka të tillë. Askush nuk më pyeti, mbërrita në Trigoria këtë mëngjes duke menduar se do të punoja me ju. Kjo është e vetmja e vërtetë, je i lirë të besosh atë që dëshiron, por nuk ndodhi kështu.”

Reagimi i kapitenit ishte shumë bindës për t’u injoruar. Kështu që Mourinho i tha: “Atëherë kërkoj falje nëse ju ofendova, për mua përfundon këtu.”

Radio Tipografi

Hapësir reklamuese

Facebook