fbpx
Lidhu me Ne!

Shëndeti

Dy viktima dhe 14 raste të reja me koronavirus

Aktualisht, raste aktive me koronavirus janë 171. Procesi i vaksinimit në Kosovë ka nisur në fund të muajit mars. Deri të enjten, sipas Ministrisë së Shëndetësisë, janë dhënë 149,121 vaksina.

Publikuar

Të dhënat e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës tregojnë se të dyja viktimat u regjistruan në Komunën e Prizrenit. Sipas IKSHPK-së, rastet e reja pozitive rezultuan pas testimit të 1,764 mostrave.

Në 24-orëshin paraprak thuhet se u shëruan gjashtë pacientë. Me shifrat e fundit, numri i përgjithshëm i rasteve pozitive në Kosovë arrin në 107,707, i viktimave në 2,256 dhe i të shëruarve në 105,280.

Aktualisht, raste aktive me koronavirus janë 171. Procesi i vaksinimit në Kosovë ka nisur në fund të muajit mars. Deri të enjten, sipas Ministrisë së Shëndetësisë, janë dhënë 149,121 vaksina.

Të vaksinuar me dy doza janë 25,158 qytetarë.

Vaksinimi po bëhet me doza të dhuruara nga programi Covax i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, nga Bashkimi Evropian dhe shtete individuale.

Në muajin maj, Qeveria e Kosovës ka thënë se ka nënshkruar kontratë me kompaninë farmaceutike amerikane Pfizer, për sigurimin e mbi 1 milion dozave, por nuk është ende e qartë se kur do të arrijnë ato në Kosovë.

Vazhdo më shumë

Tipografi.info, është medie e pavarur që synon avancimin e lirisë se shprehjes, pa ia cenuar të drejtat askujt! Tipografi.info përmes raportimi të tij do të kujdeset që të promovojë vlerat dhe institucionet demokratike dhe të avancoje të drejtat e njeriut. Portali tipografi.info, menaxhohet nga "AP+" sh.p.k., rr. Xheladin Hana, Prishtinë, Kosovë. Kontakt: info@tipografi.info | 044 000 E krijuar nga DBC me shumë 2021