Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku do të takohet të mërkurën me kandidaten për presidente të Kosovës, Vjosa Osmani. Gazeta Express mëson nga burimet se takimi do të ndodhë në orën 14:00.
Kreu i LDK-së do të takohet me Osmanin për të folur rreth çështjes së votimit të presidentit. Deri më tani Vjosa Osmani është pretendentja e vetme për këtë pozitë, por partia me të cilën ka garuar nuk i ka votat për ta votuar atë në këtë pozitë./tg/