Shqipëri
Duhet pasaportë vaksinimi për turistët që duan të bëjnë pushimet në Shqipëri? Ja si përgjigjet Rama
Do vazhdojmë me ritëm të lartë me vaksinimin. Objektivi është 1 milion, puna vazhdon intensivisht që Shqipëria të çlirohet nga ky makth i gjatë

Publikuar
2 vjet më parëmë

Kryeministri Edi Rama ka zbuluar se Shqipëria nuk do të vendosë asnjë kusht apo pengesë për ata që duan të vijnë në Shqipëri për sezon turistik.
Pra çdo turist që do të dojë të kalojë pushimet në vendin tonë, nuk është e domosdoshme pasaporta e vaksinimit. Rama theksoi se po ndjek procesin e prenotimeve duke thënë se po rriten kërkesat vazhdimisht.
“Shqipëria nuk do të vendosë një kusht apo asnjë pengesë për të gjithë ata që duan të vijnë në Shqipëri për një sezon turistik që siç e kam thënë më parë, duhet të jetë një sezon shumë më i lehtë se sa i shkuari dhe me shumë kënaqësi po ndjek të gjithë procesin e prenotimeve dhe kërkesave që rriten vazhdimisht nga vendet e tjera për të kaluar pushimet në Shqipëri”, ka thënë Rama.
Ne, ka thënë Rama jemi sot në një pozicion të admirueshëm nga pikëpamja epidemiologjike, e vaksinave të bëra. Do vazhdojmë me ritëm të lartë me vaksinimin. Objektivi është 1 milion, puna vazhdon intensivisht që Shqipëria të çlirohet nga ky makth i gjatë. Kapaciteti kryesor që ka të bëjë me turizmin, të përdoret sa më shumë këtë vit dhe më pas totalisht vitin e ardhshëm dhe në vijim.
Radio Tipografi

Përfundon protesta në anën serbe afër Jarinjës

Përleshje mes Policisë dhe protestuesve në anën serbe të Jarinjës

Përgjigjja e BE-së ndaj aplikimit do të ndikohet nga shtetet mosnjohëse

Kurti: Ditë historike për Kosovën

Escobar: SHBA-ja kategorikisht kundër kthimit të forcave serbe në Kosovë

(Video) Dezinformatat që po shoqërojnë tensionet në veri

Anëtarësimi në BE: Edhe tre hapa që duhet t’i bëjë Kosova

Foto lajm: Pjesëtarët e FSK-së përgatiten për “Cambrian Patrol 21”

Ushtria e Kosovës

Vrellë, Istog

Prishtina e vjetër

Bjeshka e Rugovës

Bjeshkët e Istogut
