fbpx
Lidhu me Ne!

Sport

“Dua përforcime në janar”, Tuchel: Jemi me sy dhe veshë hapur

Publikuar

Thomas Tuchel u kërkon përforcime drejtuesve të Bayernit. Kampionët e Gjermanisë do të humbasin gjatë muajit janar disa lojtarë të rëndësishëm për shkak të impenjimeve me Kombëtaret e tyre.

Emra si Kim, Mazraoui dhe Choupo-Moting do të garojnë në Kupën e Kombeve të Afrikës dhe Kupën e Azisë. Bayerni lufton gjithmonë për fitimin e gjithë trofeve dhe Tuchel dëshiron një kontingjent lojtarësh sa më të pasur.

Ne po punojmë në lidhje me merkaton dimërore. Do të humbasim shumë lojtarë për disa javë në janar për shkak të kompeticioneve ndërkombëtare.

I kemi sytë hapur, madje edhe veshët. Do të përpiqemi të forcojmë skuadrën në janar, edhe pse nuk do të jetë e lehtë”, deklaroi tekniku bavarez përpara transfertës së Kupës së Gjermanisë kundër Saarbrucken.

Lexo edhe: 

Bayerni kryeson grupin A në Champions League me 9 pikë të plota, teksa renditet i dyti në Bundesliga. Me dy pikë më pak se Leverkuseni kryesues.

Sonte është radha e sfidës së raundit të 1/16-vë në Kupë. Saarbrucken-Bayern Munchen do të transmetohet live në SportSport 5 (20:45).

Ndërkohë, e shtuna sjell Der Klassiker. Bavarezët do të sfidojnë nënkampionët e Gjermanisë dhe rivalët e përjetshëm të Borussia Dortmund.

Përballja e zjarrtë e programuar në “Signal Iduna Park” në datën 4 nëntor (18:30), vjen për gjithë tifozët në SuperSport 2.

Radio Tipografi

Hapësir reklamuese

Facebook