Lajme
Drejtori i Policisë: Aktualisht 220 polic janë në vetë izolim, 3 të hospitalizuar dhe 16 të vdekur

Publikuar
2 vjet më parëmë

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti në takimin e Komitetit për vlerësimin e situatës me COVID-19 ka thënë se 16 pjesëtarë të policia nuk i kanë mbijetuar pandemisë si dhe 1,581 zyrtarë policorë kanë qenë të infektuar.
Mehmeti tha se aktualisht 220 zyrtarë policorë janë në vetë izolim, ndërsa tre të tjerë janë të hospitalizuar.
“Policia e Kosovës aktualisht i ka tre pjesëtarë policorë të hospitalizuar dhe 220 pjesëtarë të tjerë në vetë izolim. Fatkeqësisht gjatë kësaj periudhe kohore 16 pjesëtarë të Policisë së Kosovës nuk kanë arritur t’i mbijetojnë pandemisë dhe kanë pësuar me fatalitet”, ka thënë ai.
Sipas tij, gjatë periudhës së pandemisë 1,581 zyrtarë policorë kanë qenë të infektuar me COVID-19, shkruan Telegrafi. Ndërkaq, siç tha Mehmeti policia ka ndërmarr edhe faza preventive duke aktivizuar policinë në komunitet.
“Policia e Kosovës gjatë fazë së periudhës së pandemisë ka vazhduar me punën dhe përballjen e pandemisë. Policia e Kosovës ka aktivizuar operacionin anti-COVID, duke kryer veprime të ndryshme , si bllokimin e zonave, mbylljen e lokaleve, hapja e dhomës komanduese për 24 orë, asistime të inspektimit të ndryshëm, etj. 506 raste janë mbyllur lokale të ndryshme. Gjatë kësaj periudhe janë bërë 6,871 asistime janë bërë gjatë kësaj periudhe. Janë shqiptuar 147,236 gjoba, ndërsa në katër raste janë detyruar të arrestohen edhe persona. Ndërsa janë shqiptuar 34,469 vërejtje”, ka thënë ndër të tjera Mehmeti./tg/

Radio Tipografi

Përfundon protesta në anën serbe afër Jarinjës

Përleshje mes Policisë dhe protestuesve në anën serbe të Jarinjës

Përgjigjja e BE-së ndaj aplikimit do të ndikohet nga shtetet mosnjohëse

Kurti: Ditë historike për Kosovën

Escobar: SHBA-ja kategorikisht kundër kthimit të forcave serbe në Kosovë

(Video) Dezinformatat që po shoqërojnë tensionet në veri

Anëtarësimi në BE: Edhe tre hapa që duhet t’i bëjë Kosova

Foto lajm: Pjesëtarët e FSK-së përgatiten për “Cambrian Patrol 21”

Ushtria e Kosovës

Vrellë, Istog

Prishtina e vjetër

Bjeshka e Rugovës

Bjeshkët e Istogut
