fbpx
Lidhu me Ne!

Kosovë

Drama në kuvend dhe qeveri, quhet fund i demokracisë

“A e dini se si e ka emrin një proces i tillë, ku ligji për zgjedhje përmbyllet për 12 orë? Emrin e ka ngufatje e demokracisë. Emrin e ka fund i demokracisë.

Publikuar

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj ka thënë se ajo që po ndodh në Qeverinë dhe në Kuvendin e Kosovës, është “dramë të turpit”. Në një konferencë për media, ai ka theksuar që Ligji për zgjedhje dhe ndryshimet në të nuk mund të jenë iniciativë e vetëm një partie dhe reforma zgjedhore nuk mund të bëhet pa mbështetjen e institucioneve relevante ndërkombëtare, pa një pako të reformës, pa mbështetje të OSBE-së dhe pa mbështetjen e Komisionit të Venecias.

“A e dini se si e ka emrin një proces i tillë, ku ligji për zgjedhje përmbyllet për 12 orë? Emrin e ka ngufatje e demokracisë. Emrin e ka fund i demokracisë. Ne si Parti Demokratike e Kosovës, në emër të qytetarëve, në emër të votuesve tonë, nuk pranojmë që t’i nënshtrohemi vullnetit të askujt. Kemi qenë dhe do të mbesim front për ta mbrojtur demokracinë e re në Kosovë, e cila është ndërtuar me shumë mund dhe shumë sakrifica”, ka thënë Hoxhaj.

Ai ka shtuar se qytetarët duhet ta dinë se është kryeministri Albin Kurti ai, i cili dëshiron zgjedhje të parakohshme dhe se ai “ka frikë nga pushteti dhe nuk dëshiron të marrë përgjegjësi”.Lëvizja Vetëvendosje e Albin Kurtit ka iniciuar ndryshimin e Ligjit për zgjedhjet, që i mundëson diasporës të votojë në ambasada dhe konsullata të Kosovës.

Kjo nismë u tha se do të dërgohet në kuvend, para seancës për zgjedhjen e presidentit. Edhe partia tjetër opozitare, Lidhja Demokratike e Kosovës, ka kërkuar nga Kurti që të tërheqë këtë ligj.

Vazhdo më shumë

Radio Tipografi

Hapësir reklamuese

Facebook

Tipografi.info, është medie e pavarur që synon avancimin e lirisë se shprehjes, pa ia cenuar të drejtat askujt! Tipografi.info përmes raportimi të tij do të kujdeset që të promovojë vlerat dhe institucionet demokratike dhe të avancoje të drejtat e njeriut. Portali tipografi.info, menaxhohet nga "AP+" sh.p.k., rr. Xheladin Hana, Prishtinë, Kosovë. Kontakt: info@tipografi.info | 044 000 E krijuar nga DBC me shumë 2021