Lajme
Dr. Valbon Krasniqi, emërohet drejtor i Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës

Publikuar
2 vjet më parëmë

Bordi drejtues i SHSKUK, ka vendosur që dr. Valbon Krasniqi të jetë drejtor i Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës. Këtë e ka konfirmuar vet Krasniqi përmes një shkrimi në Facebook. Krasniqi që 7 muaj ka qënë ushtrues detyre i Drejtorit të Përgjithshëm të ShSKUK
Postim i plotë i Krasniqit
Pas 7 muajsh ushtrimit të detyrës së Drejtorit të Përgjithshëm të ShSKUK, sot Bordi Drejtues më konfirmoi besimin për të drejtuar institucionin më të lartë shëndetësor në vend.
Koha e pandemisë në të cilën po jetojmë më rritë ndjenjën e përgjegjesisë por edhe motivimin për të vazhduar pa u lodhur me punët e mira.
Një vit më parë kur u konfirmuan rastet e para me COVID-19 besuam fuqishëm se ne bashkarisht do t’ia dalim. Edhe tani, kur po qarkullojnë variante të reja të këtij virusi, e kemi po të njëjtin besim. Me përkushtim maksimal, transparencë, llogaridhënie e punë ekipore do te jemi një shembull i mirë i menaxhimit të pandemisë. Por jo vetëm kaq: spitalet tona do të jenë përherë në shërbim të qytetarëve në nevojë. Do të avansojmë cilësinë e shërbimeve dhe rritjen e besimit të qytetarëve në spitalet tona.
I vetdijshëm për përgjegjësinë dhe sfidën aspak të lehtë në këtë situatë, ju falënderoj të gjithëve për mbështetjen dhe besimin e dhënë.
Radio Tipografi

Përfundon protesta në anën serbe afër Jarinjës

Përleshje mes Policisë dhe protestuesve në anën serbe të Jarinjës

Përgjigjja e BE-së ndaj aplikimit do të ndikohet nga shtetet mosnjohëse

Kurti: Ditë historike për Kosovën

Escobar: SHBA-ja kategorikisht kundër kthimit të forcave serbe në Kosovë

(Video) Dezinformatat që po shoqërojnë tensionet në veri

Anëtarësimi në BE: Edhe tre hapa që duhet t’i bëjë Kosova

Foto lajm: Pjesëtarët e FSK-së përgatiten për “Cambrian Patrol 21”

Ushtria e Kosovës

Vrellë, Istog

Prishtina e vjetër

Bjeshka e Rugovës

Bjeshkët e Istogut
