fbpx
Lidhu me Ne!

Sport

“Do të largohet”, De Laurentiis pohon shitjen e “yllit” të Napolit

Publikuar

Aurelio De Laurentiis është ndalur tek e ardhmja e Victor Osimhen. Presidenti i Napolit rinovoi me goleadorin kryesor të kampionëve në fuqi të Italisë deri në 2026.

Gjithsesi, 25-vjeçari pritet të nisë një aventurë të re gjatë verës, me nigerianin që ditë më parë shprehu dëshirën e tij për të luajtur në të ardhmen në Premier League.

Lexo edhe:

De Laurentiis pohon shitjen e Osimhen në fundin e sezonit, ndërkohë që zbulon edhe destinacionet e mundshme të sulmuesit afrikan.

“Negociatat tona të rinovimit ishin të gjatë dhe miqësore. Bisedimet u zvarritën disi, por ne e dinim shumë mirë se ai do të shkonte te Reali, PSG ose në Angli”, u shpreh De Laurentiis.

Osimhen është pjesë e Napolit prej shtatorit të vitit 2020. Gjatë aventurës italiane ka shënuar deri tani 67 gola në të gjithë kompeticionet.

Radio Tipografi

Hapësir reklamuese

Facebook