fbpx
Lidhu me Ne!

Lajme

DnV: 3% e vendvotimeve u hapen me vonesë

Publikuar

Koalicioni i organizatave për vëzhgimin e zgjedhjeve në Kosovë, Demokracia në Veprim (DnV) ka njoftuar të dielën se në bazë të të dhënave që posedon 97 për qind e vendvotimeve janë hapur me kohë ndërsa 3 për qind, pas orës 7 e 15 minuta.

Në Kosovë të dielën po mbahen zgjedhjet e parakohshme parlamentare.

“Tre për qind e vendvotimeve janë hapur pas orës 7:15. Në këto vendvotime kemi pasur vonesa të materialeve. Vonesa të fletëvotimeve me kusht gati në 6 për qind të vendvotimeve. Ka pasur mungesë të vulave, listave të votuesve dhe të sprejit në 3 për qind. Këto kanë ndikuar që kjo përqindje e vendvotimeve të hapet me vonesë”, ka thënë në një konferencë për media, Ismet Kryeziu nga DnV.

Demokracia në Veprim ka angazhuar 500 vëzhgues në tërë territorin e Kosovës, të cilët mbështeten nga 50 ekipe mobile dhe 60 vullnetarë.

Vazhdo më shumë

Tipografi.info, është medie e pavarur që synon avancimin e lirisë se shprehjes, pa ia cenuar të drejtat askujt! Tipografi.info përmes raportimi të tij do të kujdeset që të promovojë vlerat dhe institucionet demokratike dhe të avancoje të drejtat e njeriut. Portali tipografi.info, menaxhohet nga "AP+" sh.p.k., rr. Xheladin Hana, Prishtinë, Kosovë. Kontakt: [email protected] | 044 000 E krijuar nga DBC me shumë 2021