fbpx
Lidhu me Ne!

Sport

Distria e artë në Lisbon, në Prishtinë e përgëzon Osmani

Gjatë rrugës së saj drejt triumfit, xhudistja nga Kosova e mundi në gjysmëfinale rusen, Sabina Giliazova.

Publikuar

Xhudistja kosovare, Distria Krasniqi ka shkëlqyer në Kampionatin Evropian të Xhudos që po mbahet në Lisbonë të Portugalisë.

Distria ka rrëmbyer medaljen e artë në këtë eveniment të madh të garave. Ajo në fitoj finalen pasi që ukrainasja Bilodid nuk u paraqite farë në tapet për shkak të lëndimit. 

Gjatë rrugës së saj drejt triumfit, xhudistja nga Kosova e mundi në gjysmëfinale rusen, Sabina Giliazova.

Fillimisht në raundin e parë nuk kishte kundërshtar, kurse në të dytin e mposhti italianen Giorda, kurse në të tretin fitoi ndaj izraelites Rishony.

Për fitoren e Distrias, ka reaguar edhe presidentja e shtetit, Vjosa Osmani. Ajo ka thënë së Xhudistet tona të arta – të arta me medalje e me shpirt, po e ngrisin Republikën tonë lartë e më lartë. S’ka si të jetë ndryshe! Këto arritje të tyre janë reflektim i pastër i punës së palodhshme, angazhimit në një mision me qëllim të qartë, e konsistencë në këtë drejtim.

Vazhdo më shumë

Tipografi.info, është medie e pavarur që synon avancimin e lirisë se shprehjes, pa ia cenuar të drejtat askujt! Tipografi.info përmes raportimi të tij do të kujdeset që të promovojë vlerat dhe institucionet demokratike dhe të avancoje të drejtat e njeriut. Portali tipografi.info, menaxhohet nga "AP+" sh.p.k., rr. Xheladin Hana, Prishtinë, Kosovë. Kontakt: info@tipografi.info | 044 000 E krijuar nga DBC me shumë 2021