fbpx
Lidhu me Ne!

Sport

Disiplina/ Pezullim dhe gjobë, trajneri kroat nis “pushimet”

Publikuar

Merret vendimi për Nenad Bjelican, trajnerin kroat të Unionit të Berlinit, i cili u bë protagonist i një përplasjeje me Leroy Sane gjatë ndeshjes me Bayernin.

Kampionët e Gjermanisë fituan 1-0 (Guerreiro), ndërkohë që një episod aspak i këndshëm ndodhi gjatë minutave të fundit.

“Lufta” për një top dërgoi në përdorimin e duarve të Bjelicas ndaj sulmuesit të skuadrës së Tuchel. Veprim për të cilin 52-vjeçari u ndëshkua me karton të kuq.

Por jo vetëm, pasi trajneri nga Osijeku është pezulluar me tri ndeshje. Ndërkohë, Gjykata Sportive e DFB ka gjobitur teknikun ballkanas me 25 mijë euro për sjellje josportive.

Lexo edhe: 

Unioni po vuan këtë sezon, teksa ndodhet vetëm tri pikë sipër zonës së ftohtë. Bjelica humbet kështu duelet me Darmstadtin, Leipzigun dhe Mainzin.

Ai do të rikthehet në stolin e kryeqytetasve në përballjen e 10 shkurtit në Berlin përballë Wolfsburgut.

Radio Tipografi

Hapësir reklamuese

Facebook