Sport
Disfata me Elbasanin sjell ndryshime te Tomori, prezantohet trajneri i ri

Humbja e fundit në kampionat ndaj Elbasanit me shifrat 4-0 sjell ndryshime tek Tomori. Beratasit do të drejtohen në vijim nga trajneri Febron Ziu.
Ky i fundit u prezantua nga vetë kryetari i Bashkisë së Beratit, teksa do të kërkojë të rikthejë skuadrën në shinat e duhura pasi aktualisht beratasit mbajnë vendin e tetë në Kategorinë e Parë.
Lexo edhe:
Ziu së fundmi i ishte dedikuar rolit të menaxherit ndërsa më parë ka qenë edhe trajner i Bylisit. Kujtojmë se si futbollist është aktivizuar me Partizanin. Febron Ziu është djali i ish-futbollistit, Astrit Ziut që ka luajtur me Tomorin, Partizanin dhe kombëtaren.
