Automjeti i cili shërben për transport të parave, i kompanisë “Besa Security”, është kapluar nga zjarri derisa ishte në lëvizje.
Rasti ka ndodhur sot (e mërkurë) në autostradën “Ibrahim Rugova”, afër Malishevës, shkruan Indeksonline.
Nga ky shpërthim zjarri nuk raportohet për të lënduar, ndërsa afër automjetit shihet teksa qëndron edhe njëri nga punëtorët e kompanisë.